Përkrahini Anëtarët e Rinj në Shtegun e Besëlidhjeve
“Detyra jonë e shenjtë është që t’i pranojmë dhe mirëpresim anëtarët e rinj dhe ata që po kthehen në aktivitet. Ndërsa Zoti e përshpejton veprën e Tij, ne duhet të kemi dashuri, t’i edukojmë shpirtërisht dhe t’u shërbejmë atyre që e pranojnë ungjillin e Tij.”− Plaku Kuentin L. Kuk, “Zoti po e Përshpejton Veprën e Tij”

4 Hapa për Anëtarët e Rinj Pas Pagëzimit
Ndërmarrja e këtyre katër hapave javën e parë pas pagëzimit shtron udhën drejt bashkimit të familjeve për përjetësinë nëpërmjet ordinancave dhe besëlidhjeve të tempullit.
1
Anëtari i ri duhet të konfirmohet anëtar i Kishës.
2
Anëtari i ri duhet të marrë një rekomandim tempulli për pagëzimet me mëkëmbës. Nëse është mashkull, ai, së pari, duhet të shugurohet në Priftërinë Aarone.
3
Udhëheqësit e përdorin veçorinë Ndihma për Emrat e Familjes që t’i ndihmojnë anëtarët të çojnë një emër të familjes* në shtëpinë e Zotit.
4
Anëtari i ri duhet që të ftohet të adhurojë në shtëpinë e Zotit me miq nga lagjja, si ta lejojnë rrethanat.
*Filloni me një pjesëtar të njohur të familjes që ka vdekur, për të shmangur nevojën për punë kërkimore apo teknologji shtesë.
Mënyra për të Vijuar me Dhënien e Shërbesës
Udhëheqësit e prezantojnë anëtarin e ri me një këshillues për tempullin dhe historinë familjare.
Këshilluesit për tempullin dhe historinë familjare e ndihmojnë anëtarin e ri për të shtuar atë që dinë në FamilySearch, gjë që do të çojë në mundësi të reja për ordinanca tempulli te veçoria Ordinancat Gati.
Ndihmojeni anëtarin e ri të vazhdojë të shkojë rregullisht në shtëpinë e Zotit, aty ku është e mundur, që të adhurojë Perëndinë dhe të kryejë ordinancat për paraardhësit e vet.
Veçoria Ndihma për Emrat e Familjes për Anëtarët e Rinj
Përdoreni këtë mjet të thjeshtë që udhërrëfen për përgatitjen dhe shtypjen në letër të kartave të emrave të familjes për pagëzime dhe konfirmime në tempull.
FilloDhënia e Shërbesës ndaj Anëtarëve të Sapopagëzuar
Takohuni me një familje të sapopagëzuar që do të shkojë në tempull për të kryer pagëzime për pjesëtarët e vet të vdekur të familjes.
Shikoje Tani