Përgatitja e Fëmijëve dhe të Rinjve e Të Rejave për Përvoja të Gëzueshme në Tempull

“Teksa i vështruam të rinjtë e të rejat të bënin historinë familjare, ne i pamë të përjetonin gëzim thuajse të atypëratyshëm dhe vetëbesim të shtuar. … Historia familjare ofron një ndikim shërues dhe një siguri që çdo person është i çmuar në sytë e Atit tonë Qiellor.”− Presidenti Dallin H. Ouks, Dita e Zbulimit të Familjes në Konferencën RootsTech të Vitit 2018

Forcimi i një Themeli me në Qendër Krishtin

Mënyrat se si udhëheqësit dhe prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët që mbushin 12 vjeç, të përgatiten për ordinancat dhe besëlidhjet e tempullit

Prindërit dhe udhëheqësit e Fillores mund t’i japin mësim rregullisht parimet që gjenden te manuali “Eja, Më Ndiq” të cilat gjejnë zbatim për përgatitjen për në tempull (Shtojca A; Shtojca B).

Prindërit i ndihmojnë fëmijët e tyre duke përdorur veçorinë Ordinancat Gati që të marrin një emër të familjes dhe duke shtuar atë që dinë te faqja FamilySearch.org.

Prindërit dhe udhëheqësit marrin pjesë me fëmijët në mbledhjen e Përgatitjes për Tempullin dhe Priftërinë.

Veçoria Ndihma për Emrat e Familjes për Rininë

Shikoni se si t’i ndihmoni shpejt të rinjtë e të rejat të marrin në tempull vetë kartat e tyre të emrave të familjes, duke i shmangur në këtë mënyrë sfidat e lidhura me emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet.

Fillo