Programi Together [Së Bashku] nga FamilySearch

Ndërtoni lidhje më të forta familjare dhe krijoni kujtime afatgjata duke shpërndarë histori që kanë rëndësi – nga pushimet epike familjare deri te mësimet e marra nga heronjtë tuaj personalë.

Lidhja e Familjeve – E Kaluara, e Tashmja dhe e Ardhmja

Rrokini Çastet e Jetës

Rrokini Çastet e Jetës

Tregoni historitë më të rëndësishme nga jeta juaj, si udhëtimet argëtuese familjare apo njerëzit që ju frymëzojnë. Zbulojini historitë domethënëse të familjes suaj dhe merrni një këndvështrim të ri për njerëzit që keni më shumë për zemër.

Shpërndaje te Njerëzit e Dashur

Shpërndaje te Njerëzit e Dashur

Absolutisht asnjë reklamë! Shijoni një përvojë të qetë e të përqendruar tërësisht te historitë që kanë rëndësi për ju, pa asnjë shpërqendrim apo përmbajtje të padëshiruar. Thjesht tregim historish të qarta, në mënyrë tërheqëse, pa asnjë ndërprerje.

Veprimtari për të Gjithë

Veprimtari për të Gjithë

Provoni veprimtari argëtuese të krijuara për të gjithë familjen! Krijoni figura grafike [avatarë] të pjesëtarëve të familjes suaj, krahasojini dhe madje zbuloni se cilit paraardhës i ngjani më shumë. Ka diçka për gjithkënd për ta shijuar!

Shkarkojeni programin falas!

Historitë tuaja meritojnë të mbahen mend dhe të shpërndahen tek ata që kanë më shumë rëndësi. Shkarkojeni tani dhe filloni të krijoni një trashëgimi afatgjatë sot!

Zbuloni më Shumë Mënyra për t’u Argëtuar me Historinë Tuaj Familjare

Eksploroni një sërë veprimtarish përfshirëse të hartuara për t’ju ndihmuar të përjetoni magjinë e historisë familjare.