Gjeni një Vendndodhje të Programit FamilySearch Afër Jush

Gjej një Vendndodhje
Ilustrim i dy personave duke gjetur Vendndodhjen në zonën e tyre të Programit FamilySearch.

Llojet e Vendndodhjeve të Lidhura me Programin FamilySearch

Fotografi e pjesës së brendshme të një Qendre të Programit FamilySearch.

Qendrat e Programit FamilySearch

Qendrat e programit FamilySearch sigurojnë mjete dhe burime për të bërë kërkime për gjenealogjinë dhe historinë tuaj familjare. Ato ofrojnë ndihmë të personalizuar, qasje te kompjuterat dhe këndet e internetit shtesë për historinë familjare, dhe figura të dokumenteve historike që mund të mos jenë në dispozicion gjetkë.

Fotografi e një gruaje duke bërë një zbulim në një bibliotekë të lidhur me programin.

Bibliotekat e Lidhura me Programin

Bibliotekat e lidhura me programin FamilySearch ofrojnë burime si ato që gjenden në një qendër të programit FamilySearch, të tilla si qasje te koleksionet masive gjenealogjike digjitale të programit FamilySearch. Bibliotekat e lidhura me programin mund të jenë biblioteka publike ose të arsimit të lartë, arkiva, muze, qendra kulturore ose shoqëri gjenealogjike apo historike.

Fotografi e pjesës së jashtme të Bibliotekës së Programit FamilySearch.

Biblioteka e Programit FamilySearch

Me vendndodhje në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës, Biblioteka e Programit FamilySearch është ndër strukturat më të mëdha të kërkimeve gjenealogjike në botë. Ajo, përpos një personeli kërkimor të trajnuar, ofron qasje falas te një koleksion shumë i gjerë dokumentesh gjenealogjike, librash, mikrofilmash dhe burimesh digjitale. Biblioteka është e hapur për publikun pa pagesë, dhe disa nga burimet e saj janë në dispozicion edhe në internet.

Fotografi e pjesës së jashtme të një ndërtese tipike të Kishës së Jezu Krishtit.

Qasja te Programi FamilySearch
Përmbajtje Shtesë në Ndërtesat e Kishës

Ju mund të hyni te përmbajtjet shtesë të qendrave të programit FamilySearch nga kompjuteri juaj vetjak në çdo shtëpi mbledhjesh të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Thjesht shkarkojeni dhe instalojeni shtesën e shfletuesit Përmbajtje Shtesë e Qendrave të Programit FamilySearch nëGoogle ChromeoseMozilla Firefox.

Pyetje që Bëhen Rëndom