Si udhëheqës/e i/e Kishës, ju i ndihmoni individët dhe familjet të gjejnë paqe dhe forcë te Jezu Krishti ndërsa adhurojnë në tempull dhe u shërbejnë paraardhësve/eve të tyre.


Gjithmonë Përqendrohuni së Pari te Shpëtimtari
Ndërsa i ftoni anëtarët të adhurojnë në shtëpinë e Zotit dhe të kryejnë ordinanca për paraardhësit, niseni me Shpëtimtarin. Tregoni se si besëlidhjet dhe ordinancat e tempullit na lidhin te Shpëtimtari, na ndihmojnë të ndiejmë udhërrëfim dhe ngushëllim, dhe na forcojnë me mbrojtjen dhe fuqinë e Tij. Mësoni më Shumë
Që, kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato që janë mbi dhe[; madje tek Ai].
Efesianëve 1:10

Përdor Veçorinë Ordinancat Gati
Ndihmojini anëtarët të përdorin veçorinë Ordinancat Gati, mënyra më e lehtë për të gjithë anëtarët që t’i mbledhin të tjerët te Shpëtimtari duke gjetur me sukses emrat e atyre me të cilët kanë lidhje familjare, që kanë nevojë për ordinancat shpëtuese të tempullit. Mësoni më Shumë

Shtojeni Atë që Dini
Nxitini të gjithë anëtarët që thjesht të shtojnë atë që dinë te pema e tyre familjare: emra, fotografi, ngjarje të jetës, histori dhe kujtime të tjera për njerëzit e tyre të dashur që mund të mblidhen te Shpëtimtari.
Udhëheqësit që po ndihmojnë anëtarët e rinj dhe të rinjtë e të rejat të përgatiten për përvojën e tyre të parë të pagëzimeve dhe konfirmimeve në tempull, mund të përdorin veçorinëNdihma për Emrat e Familjes.
Burimet e Udhëheqësit për Përkrahjen
Ndihmojini personat të cilëve u shërbeni që të afrohen më shumë me Shpëtimtarin nëpërmjet historisë familjare.
Përkrahja e Anëtarëve të Rinj
Shikojeni se si adhurimi në tempull dhe historia familjare e forcojnë besimin dhe nxitin dishepullimin gjatë gjithë jetës.
Shikojeni Si BëhetPërkrahini Fëmijët që Mbushin 12 Vjeç
Zbuloni mënyra se si t’i ndihmoni të rinjtë e të rejat të përgatiten për përvojën e tyre të parë në tempull.
Mësoni më ShumëMësoni më Shumë

“Doktrina e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka në qendër familjen. Thelbësore për doktrinën tonë mbi familjen është tempulli. Ordinancat e marra atje na aftësojnë të kthehemi si familje të përjetshme në praninë e Atit tonë Qiellor.”
Presidenti Dallin H. Ouks, Ungjilli i Jezu Krishtit i Përqendruar te Familja
1 nga 3