Kushdo ka fotografi të çmuara familjare për të treguar.
Prapëseprapë, është kaq e lehtë që fotografitë dhe historitë familjare, të reja dhe të vjetra, të futen diku dhe të harrohen. Ruajini ato tani që të mund t’i gëzojnë brezat që do të vijnë.
Çfarë të rejash ka te Kujtimet në FamilySearch?
Renditni sipas temave.
Renditini dhe shpërndajini fotografitë dhe kujtimet tuaja familjare të parapëlqyera, të reja dhe të vjetra me Etiketat e Temave. Ato gjithashtu do t’ju ndihmojnë të zbuloni fotografi interesante që të tjerë kanë shtuar në temat për të cilat interesoheni.
Mësoni më ShumëShpërndani një album.
Shtoni kujtime te një album dhe zgjidhni rendin më të mirë. Më pas shpërndajeni albumin te të tjerët në një media shoqërore kryesore ose nëpërmjet një hallke lidhëse të shpërndarë të tjerëve.
Vazhdoni të shijoni veçoritë tona më të njohura.
Ruajini si hallka të parapëlqyera kujtimet e rëndësishme.
Shtoni çfarëdo kujtim ose album të përbashkët në FamilySearch te lista juaj e hallkave të parapëlqyera, një koleksion në Galeri. Është një mënyrë e thjeshtë për të rizbuluar kujtime familjare domethënëse që të tjerët kanë shpërndarë.
Mësoni më ShumëLejoni që kujtimet tuaja të shihen.
Shto një etiketim personi për një paraardhës te një foto, dokument, histori ose regjistrim zanor për ta shpërndarë menjëherë atë kujtim me të afërm të tjerë në faqen e profilit të paraardhësit në Pemën Familjare.
Mësoni më ShumëShijojini kujtimet tuaja familjare në një vend.
Galeria e Kujtimeve është vendi ku të gjitha fotografitë, historitë, dokumentet dhe regjistrimet zanore tuaja të rëndësishme të familjes mund të ruhen në mënyrë të sigurt dhe më pas t’u tregohen anëtarëve të tjerë të familjes.
Mësoni më ShumëRrokeni historinë familjare teksa ajo ndodh.
Asnjëherë nuk i dihet se kur do të shfaqet një histori apo fotografi familjare, klasike ose që të ngroh zemrën. Jini gati me programin për celularë Kujtimet në FamilySearch. Është një mënyrë e lehtë për të shkrepur fotografi të reja ose të vjetra familjare si dhe dokumente të vyera dhe histori zanore.
Ruajini kujtimet kuptimplota para se të jetë tepër vonë. Familja juaj do jetë mirënjohëse për breza me radhë.
Ruajini dhe shpërndajini kujtimet tuaja familjare. Krijoni një llogari.
ose nënshkruani hyrjen nëse e keni tashmë një.


