Njoftimi mbi Privatësinë për Programin FamilySearch
Përditësuar më 2025-01-14
FamilySearch International, një korporatë jofitimprurëse në Jutë me zyrat e veta kryesore në Solt‑Lejk‑Siti, SHBA (“FamilySearch”), i përkushtohet historisë familjare dhe kërkimit gjenealogjik. Kur përmendim “neve”, “ne”, “nesh” ose “i/e jona”, duam të themi FamilySearch. Në këtë Njoftim, do t’ju sigurojmë informacion se si ne i përpunojmë të dhënat tuaja vetjake.
Krijimi i një llogarie në linjë në faqen tonë të internetit dhe në programet kompjuterike (“Faqja e Internetit”) ose dorëzimi i të dhënave në ndonjë mënyrë tjetër në në FamilySearch, ju lejojnë të drejtë aksesi te shërbimet dhe Faqen e Internetit që ne ofrojmë, përfshirë ndërtimin e një peme familjare; lidhjen me pjesëtarë të familjes; dhe të drejtën e aksesit dhe të shpërndarjes së fotografive familjare, dokumenteve digjitale, historive të regjistruara me zë dhe relikteve të tjera të dorëzuara nga ju apo të afërmit tuaj, ose të cilat janë marrë nga burime publike dhe historike në mbarë botën.
FamilySearch respekton privatësinë e individëve që e përdorin Faqen tonë të Internetit. Në këtë Njoftim mbi Privatësinë, ne përcaktojmë të dhënat vetjake që mbledhim, bazën tonë për përpunimin e të dhënave vetjake dhe kushtet e përpunimit të të dhënave tona në përputhje me të drejtat tuaja dhe ligjin e zbatueshëm. Ne ju nxitim ta lexoni me kujdes këtë Njoftim mbi Privatësinë përpara se të na i dorëzoni të dhënat tuaja vetjake. Ngaqë informacioni i dhënë në Faqen tonë të Internetit varet nga përpunimi i të dhënave tuaja vetjake, në përputhje me Kushtet e Përdorimit dhe Marrëveshjen për Dorëzimin e Përmbajtjes të FamilySearch, ju lutemi t’i lexoni me kujdes këto dokumente.
1. Kush i kontrollon të dhënat tuaja vetjake?
Kur i shpërndani të dhënat tuaja vetjake në Faqen tonë të Internetit ose përfshiheni në ndërveprime apo komunikime me ne, ne i përpunojmë të dhënat tuaja vetjake si kontrolluesi i të dhënave.
FamilySearch është i lidhur dhe i përkrahur nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (“Kisha”) si një shërbim publik. Krijimi i një llogarie në internet me Faqen tonë të Internetit nuk do të thotë që ju jepni miratimin ose jeni të lidhur në ndonjë mënyrë tjetër me Kishën.
2. Çfarë të dhënash vetjake mbledhim ne?
Ne mbledhim të dhëna vetjake që a) i dorëzoni ju; b) përdorues të tjerë na i dorëzojnë; c) ne i regjistrojmë dhe d) ne i marrim nga palë të treta.
a. Të Dhënat që i Dorëzoni Ju. Ju na dorëzoni të dhëna vetjake dhe ne mund të mbledhim të dhëna vetjake të dorëzuara prej jush, kur krijoni një llogari në Faqen tonë të Internetit, kërkoni materiale nga FamilySearch, kërkoni leje aksesi në shërbimeve ose në Faqen e Internetit të FamilySearch, dorëzoni ose ngarkoni të dhënat tuaja vetjake në mjetet e FamilySearch ose në Faqen e Internetit (p.sh. për ndërtimin e pemës suaj familjare), ose përfshiheni në ndërveprime apo komunikime të tjera me FamilySearch. Kur ndërveproni me FamilySearch dhe krijoni një llogari, ne përgjithësisht përpunojmë emrin, datën e lindjes, numrin e telefonit celular, adresën e postës elektronike, vendndodhjen (p.sh. shtetin) dhe gjininë tuaj. Ju gjithashtu mund të dorëzoni të dhëna të llogarisë dhe regjistrimit për përpunim, të tilla si emrin tuaj të përdoruesit, emrin e paraqitjes, fjalëkalimin, adresën e postës elektronike, veçoritë dhe parapëlqimet tuaja.
Kur i përdorni shërbimet tona, ju gjithashtu mund të zgjidhni të dorëzoni informacion shtesë për të marrë pjesë me nismën tuaj vetjake në veprimtari të tjera gjenealogjike të FamilySearch, përfshirë dorëzimin e të dhënave gjenealogjike vetjake (p.sh., skicën e jetës, ngjarje të jetës, emra të tjerë të përdorur, lidhjet familjare, fakte rreth jetës, kujtime, informacionin biografik), fotografi, relikte, dokumente dhe informacione historike rreth jush dhe të afërmve tuaj. Ju zgjidhni se cilat të dhëna vetjake të dorëzoni dhe, në disa raste, mund të zgjidhni të dorëzoni informacion që mund të konsiderohej i ndjeshëm, të tillë si prejardhjen etnike, racën, origjinën kombëtare, prejardhjen fetare, nënshtetësinë, informacionin mjekësor ose gjendjen e imigracionit. Gjithsesi, ju nuk duhet të dorëzoni ose shpërndani ndonjë të dhënë të ndjeshme rreth personave të tjerë përveç vetes suaj, në qoftë se persona të tillë janë ende të gjallë.
b. Të Dhënat që Dorëzojnë Përdorues të Tjerë. Siç e shpjegojmë me më shumë hollësi te pjesa “Kujt ia shpërndajmë të dhënat vetjake?”, platforma e FamilySearch i lejon përdoruesit e tjerë të Faqes së Internetit, të tillë si të afërmit tuaj, të dorëzojnë të dhënat tuaja vetjake jo sensitive si pjesë e një peme familjare ose në mjete dhe veçori të tjera të kufizuara. Aftësia për të shpërndarë informacionin bazë rreth pjesëtarëve të familjes është thelbësore për kryerjen e kërkimit gjenealogjik dhe për t’i lidhur studiuesit kërkimorë me pemët e tyre familjare. Kur një përdorues i dorëzon të dhënat vetjake të një personi që është ende i gjallë (“Të Dhëna për të Gjallin”) në një pemë familjare, ato Të Dhëna për të Gjallin fillimisht janë të dukshme vetëm për përdoruesin. Në disa raste të kufizuara, përdoruesi gjithashtu mund të jetë në gjendje që t’i shpërndajë të dhëna të tilla në zona të kufizuara të faqes së internetit te një numër i kufizuar përdoruesish në një mjedis grupi të ngushtë, që ka leje për t’i përdorur vetëm pasi t’iu bëhet ftesë. Çdo përdorues është përgjegjës për përpunimin nga ana e vet të çfarëdo Të Dhënash për të Gjallin që i dorëzon ose i shpërndan në Faqen e Internetit, dhe do ta bëjë këtë gjë vetëm për qëllime vetjake që të dokumentojë dhe kërkojë historinë e vet familjare, siç kërkohet nga Marrëveshja për Dorëzimin e Përmbajtjes dhe Kushtet e Përdorimit.
c. Të Dhënat që i Regjistrojmë dhe Cookie‑t [Mesazhe për Shfletuesin]. Kur të vizitoni burimet tona, serverat tanë (duke përdorur të dhënat kompjuterike ose sistemet filtruese) mund të mbledhin informacion që shfletuesi juaj i internetit e dërgon çdo herë që ju vizitoni një faqe interneti. Ky informacion mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në, adresën tuaj të protokollit në internet (adresa IP), llojin tuaj të shfletuesit, sistemin tuaj operativ, parapëlqimin tuaj të gjuhës, një faqe referuese interneti që e vizituat përpara se të hynit te faqja jonë, datën dhe orën e çdo kërkese të vizitorit, informacionin që kërkoni në burimet tona, si dhe informacion tjetër të mbledhur me anë të cookie‑ve ose teknologjive të ngjashme. Ju lutemi, referojuni mjetit Cookie Preferences (“Cookie Preferences”) [“Parapëlqimet për Cookie‑t”] të publikuar në secilin prej programeve tona kompjuterike dhe pjesës fundore të faqeve tona të internetit për të mësuar më shumë. Mjeti Cookie Preferences ju lejon të zgjidhni llojet e cookie‑ve që ne përdorim. Nëse nuk i pranoni cookie‑t, mund të mos jeni në gjendje të përdorni disa pjesë ose funksione të faqeve apo programeve tona kompjuterike, siç përvijohet te Cookie Preferences. Ju lutemi gjithashtu të jeni të vetëdijshëm se nuk mund t’i çaktivizoni cookie të caktuara që janë të nevojshme për funksionimin themelor të Faqes së Internetit. Duke përdorur Faqen tonë të Internetit, ju jepni pëlqimin për përdorimin e cookie‑ve siç përshkruhet te Cookie Preferences. Ju mund të çregjistroheni nga cookies të caktuara në Faqen tonë të Internetit duke klikuar te hallka Cookie Preferences në fund të kësaj faqeje.
d. Të Dhëna të Palëve të Treta. Nëse jeni anëtar i Kishës dhe kërkoni që llogaria juaj në FamilySearch të lidhet me llogarinë tuaj të Kishës në internet, ne mund t’i marrim të dhënat tuaja vetjake (p.sh., të dhënat e anëtarësisë në Kishë dhe të dhënat e llogarisë së Kishës) nga një subjekt përkatës i Kishës.
Deri në masën e lejuar nga ligjet e zbatueshme, ne gjithashtu mund të marrim të dhëna vetjake gjenealogjike dhe historike rreth jush nga arkivat ose burime të tjera në dispozicion publikisht.
3. Si i përpunojmë ne të dhënat tuaja vetjake?
Në shumicën e rasteve ne i përpunojmë të dhënat tuaja vetjake me përdorimin e mjeteve automatike (përpunim i automatizuar), edhe pse në disa raste ne mund t’i përpunojmë të dhënat tuaja vetjake pa përdorimin e mjeteve automatike (përpunim manual) ose me një ndërthurje të mjeteve automatike dhe manuale të përpunimit (përpunim i përzier).
Veprimet e përpunimit që i kryejmë për të dhënat tuaja vetjake, mund të përfshijnë sa vijon: mbledhjen, regjistrimin, organizimin, strukturimin, ruajtjen, përshtatjen ose ndryshimin, analizimin, nxjerrjen, konsultimin, përdorimin, transferimin (transmetimin, lejen e përdorimit, deklarimin), përfshirë transferimet që kalojnë kufijtë shtetërorë siç u shpjeguan në këtë Njoftim, përputhjen ose ndërthurjen, nxjerrjen e të dhënave të prejardhura, kufizimin, fshirjen ose shkatërrimin e të dhënave tuaja vetjake.
4. Për çfarë qëllimesh i përpunojmë ne të dhënat vetjake?
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja vetjake në lidhje me Faqen e Internetit dhe shërbimet që ofrohen nga FamilySearch për qëllimet në vijim:
- Kërkimin e Gjenealogjisë/Historisë Familjare: Për të siguruar trajnim, burime dhe mjete për t’ju ndihmuar ju dhe të afërmit tuaj që të gjurmoni paraardhësit dhe linjën tuaj të prejardhjes, që të ndërtoni pemën tuaj familjare, që të kryeni kërkimin e historisë familjare dhe që të lidheni me pjesëtarët e familjes.
- Ruajtjen e Dokumenteve Historike: Për të digjitalizuar dhe arkivuar dokumentet historike, fotografitë, sendet antike dhe dokumentet publike për brezat e ardhshëm.
- Regjistrimin e Historisë Familjare: Për të regjistruar informacion të rëndësishëm të historisë familjare, informacion historik e kulturor që përndryshe mund të humbasë (p.sh., historitë gojore).
- Komunikimin dhe Bashkëpunimin: Për t’ju lejuar të komunikoni dhe bashkëpunoni me përdorues të tjerë kur bëni kërkimin e historisë familjare, siç është në veçorinë tonë të diskutimit.
- Administrimin e Faqes së Internetit:
- Për të vërtetuar të drejtën tuaj të hyrjes në llogarinë tuaj të FamilySearch dhe programe e shërbime të tjera të FamilySearch.
- Për të komunikuar me ju, për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për t’ju siguruar informacion në lidhje me çështjet teknike, të sigurisë ose çështje të tjera të funksionimit.
- Për të ndërtuar dhe përmirësuar Faqen tonë të Internetit, mjetet dhe shërbimet, përfshirë gjurmimin e të dhënave analitike në veprimtarinë tuaj në Faqen e Internetit të FamilySearch.
- Për t’ju njoftuar për programet dhe shërbimet e reja të FamilySearch, për t’ju ftuar që të merrni pjesë dhe për t’ju njoftuar për të afërm të rinj të mundshëm në pemën tuaj familjare.
- Për të parandaluar gabimet, mashtrimet ose veprimtaritë kriminale dhe për të zbatuar Kushtet tona të Përdorimit.
5. Cila është baza jonë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja vetjake?
Ne përpiqemi fort që të sigurojmë që të kemi një bazë të drejtë dhe të ligjshme për përpunimin e të gjitha të dhënave vetjake që mbledhim. Baza jonë ligjore për përpunimin mund të ndryshojë në varësi të zonës së faqes së internetit; qëllimet për të cilat ne i përpunojmë të dhënat tuaja vetjake, përfshirë qëllimet e përshkruara më lart te pjesa “Për çfarë qëllimesh i përpunojmë ne të dhënat vetjake”; dhe kërkesat ligjore vendore në juridiksionin tuaj.
Baza jonë ligjore kryesore për përpunimin e të dhënave vetjake të përdoruesve është dhënia e pëlqimit, që e marrim prej jush kur krijoni një llogari në Faqen tonë të Internetit, herë pas here kur ngarkoni informacion vetjak në Faqen tonë të Internetit ose kur plotësoni formularë të tjerë ku ia dorëzoni informacionin tuaj vetjak FamilySearch.
Ne gjithashtu mund t’i përpunojmë të dhëna vetjake për të ruajtur interesat tona të ligjshme si një organizatë jofitimprurëse për kërkime gjenealogjike, përfshirë atje ku është e nevojshme të sigurohet një platformë për ju që të kryeni dhe dokumentoni kërkimin gjenealogjik dhe për auditimin, analizën e të dhënave, zgjidhjen e problemeve në sistem, pretendimet ligjore dhe detyrimet rregullatore. Në secilin rast ne do t’i baraspeshojmë interesat tona të ligjshme kundrejt të drejtave dhe lirive tuaja dhe do të përpunojmë vetëm të dhënat që janë të nevojshme për të realizuar qëllimet e përshkruara më lart.
Në disa zona të kufizuara të Faqes sonë të Internetit, ne sigurojmë një platformë të ngushtë në të cilën përdoruesit lejohen t’i shpërndajnë Të Dhënat për të Gjallin te një grup i vogël përdoruesish të tjerë të ftuar, siç është e nevojshme për të kryer kërkimin gjenealogjik. Në këto zona, programi FamilySearch e përpunon përmbajtjen e nxjerrë nga përdoruesi që përfshin Të Dhëna për të Gjallin në emër të përdoruesve, në përputhje me udhëzimet e përdoruesit. Ne nuk i përpunojmë ose përdorim Të Dhënat për të Gjallin për qëllimet tona vetjake ose të përcaktojmë bazën ligjore për përpunim. Secili përdorues është përgjegjës për përpunimin e vet të ndonjë Të Dhëne për të Gjallin që e dorëzon ose shpërndan në Faqen e Internetit. Ju do të njoftoheni kur të jeni duke dorëzuar të dhëna në njërën nga këto zona (p.sh., pemët që zotërohen nga përdoruesit ose grupet) dhe do t’ju kujtohet fakti që jeni përgjegjës për çfarëdo Të Dhënash për të Gjallin që dorëzoni.
Në varësi të kërkesave vendore në juridiksionin tuaj, në qoftë se i përpunoni Të Dhënat për të Gjallin në lidhje me një veprimtari krejtësisht vetjake ose familjare, mund të mos u nënshtroheni kërkesave të ligjeve për privatësinë. Megjithatë, në çdo rast duhet të keni të drejtën ose lejen për ta shpërndarë çfarëdo Të Dhëne për të Gjallin te përdorues të tjerë në përputhje me Marrëveshjen për Dorëzimin e Përmbajtjes dhe Kushtet e Përdorimit të programit FamilySearch.
6. Kujt ia shpërndajmë të dhënat vetjake?
Ju mund të na e ndaloni shpërndarjen e informacionit tuaj vetjak ose ta kufizoni informacionin që shpërndajmë, duke ndryshuar parapëlqimet tuaja të profilit ose duke na kontaktuar duke përdorur informacionin e dhënë më poshtë. Ne ua shpërndajmë të dhënat tuaja vetjake palëve të tjera në rrethanat e mëposhtme:
a. Ofrues Shërbimi si Palë të Treta. Ne mund t’ua japim të dhënat vetjake, përfshirë disa ose të gjitha kategoritë e përcaktuara në këtë njoftim, palëve të treta për të kryer funksionet në emrin tonë si përpunues ose nënpërpunues të të dhënave (për shembull, përpunim pagese, mirëmbajtje, sigurim, analizë të dhënash, hostim, shërbime matjesh, të dhëna të nxjerra nga mesazhet në mediat shoqërore, anketa e kështu me radhë). Në raste të tilla, në përputhje me këtë Njoftim dhe siç kërkohet nga ligjet e zbatueshme, ne u kërkojmë me kontratë ofruesve të shërbimeve që t’i mbrojnë të dhënat vetjake nga përpunimi shtesë (përfshirë për qëllime marketingu) dhe nga transferimi. Për një listë të palëve të treta që mund të mbledhin një pjesë nga informacioni juaj vetjak duke përdorur cookie‑t, ju lutemi shihni te Cookie Preferences.
b. Filialet e Kishës. Në disa rrethana të kufizuara ne mund të shpërndajmë të dhëna të kufizuara vetjake, të tilla si të dhënat analitike dhe të dhënat mbi veprimtarinë tuaj në Faqen e Internetit të programit FamilySearch, me entitetet sponsorizuese të të Kishës për të zhvilluar dhe përmirësuar shërbimet tona. Në raste të tilla, të dhënat vetjake do të bëhen anonime kurdoherë që është e mundur. Skuadra e programit FamilySearch gjithashtu mund të përdorë disa burime që i përdor edhe Kisha (p.sh., programin kompjuterik) për të administruar të dhënat vetjake, por të dhënat vetjake të FamilySearch do të aksesohen nga FamilySearch [në bazë të] një nevoje të përligjshme për të ditur, për t’i çuar më tej qëllimet e FamilySearch në përputhje me këtë Njoftim. Nëse jeni anëtar/e i/e Kishës dhe vullnetarisht e lidhni informacionin e anëtarësisë suaj në Kishë me llogarinë tuaj në FamilySearch, ju bini dakord që FamilySearch mund ta shpërndajë informacionin vetjak që ju ua dorëzoni subjekteve përkatëse të Kishës për qëllimin e dokumentimit të ordinancave dhe të punës në tempull.
c. Përdoruesit e Faqes së Internetit. Për ta mbrojtur më mirë privatësinë tuaj, kemi krijuar Faqen e Internetit me qëllim që përdoruesit të lejohen për t’i shpërndarë Të Dhënat për të Gjallin te përdorues të tjerë të faqes së internetit vetëm në disa zona të kufizuara të faqes së internetit, që përdoren vetëm me anë të ftesës. Në këto zona të kufizuara, mund të zgjidhni ta bëni të aksesueshëm një pjesë të informacionit gjenealogjik sipas dëshirës që e jepni në Faqen e Internetit, nga përdorues të tjerë të FamilySearch (për shembull, informacionin që e ngarkoni në pemën tuaj familjare). Pa kërkesën ose veprimin tuaj, FamilySearch nuk do t’i bëjë të akesueshme Të Dhënat për të Gjallin që ju i dorëzoni, nga çdo njeri tjetër përveç jush, dorëzuesit. Ju duhet të zgjidhni për ta vënë atë në dispozicion (p.sh., kur bashkoheni me një grup dhe shpërndani të dhëna vetjake tek ai grup). Gjithsesi, nuk duhet t’i bashkëlidhni kujtimet që kanë Të Dhëna për të Gjallin me një person të vdekur në një pemë publike. FamilySearch përpiqet fort për t’i kufizuar situatat në të cilat ju mund të shpërndani Të Dhënat për të Gjallin, me qëllim që të veprohet në pajtim me ligjet e zbatueshme dhe që të mbrohet privatësia e të afërmve tuaj.
Siç u tha më lart, secili përdorues është përgjegjës për përpunimin e vet vetjak të çdo Të Dhëne për të Gjallin që e dorëzon ose shpërndan në Faqen e Internetit. Kur zgjidhni t’i shpërndani Të Dhënat për të Gjallin te përdorues të tjerë, ju pohoni se jeni përgjegjës për të dhëna të tilla; që keni të drejtën ose lejen për t’i shpërndarë të dhëna të tilla te përdorues të tjerë në përputhje me Marrëveshjen për Dorëzimin e Përmbajtjes dhe Kushtet e Përdorimit të programit FamilySearch; që ju i shpërndani të dhëna të tilla vetëm për qëllime vetjake dhe të kërkimeve gjenealogjike; dhe që një shpërndarje e tillë pajtohet me ligjet e zbatueshme.
Ju mund ta ndryshoni dukshmërinë e të dhënave vetjake për përdorues të tjerë të programit FamilySearch ose ndaj publikut në çfarëdo kohe me anë të ndryshimit të veçorive tuaja të privatësisë ose me anë të vënies në kontakt me ne duke përdorur informacionin e dhënë më poshtë. Të gjitha kujtimet që përmbajnë Të Dhëna për të Gjallin, duhet të vendosen si “private”.
Megjithatë, FamilySearch mund t’i vërë në dispozicion publikisht disa të dhëna vetjake të marra nga burime publike dhe historike kur lejohet nga ligjet e zbatueshme vendore.
d. Kërkesat Ligjore. Ne mund të kemi të drejtë hyrjeje dhe t’i zbulojmë të dhënat tuaja vetjake, publikimet, bashkëbisedimet në internet, shënimet vetjake, përmbajtjen ose dorëzimet e tjera të një pale të tretë, nëse kemi një bindje në mirëbesim se ky veprim kërkohet nga një fletëthirrje gjyqi, nga një urdhër gjyqësor ose administrativ ose kërkohet nga ligji në ndonjë mënyrë tjetër. Për më tepër, ne mund t’i zbulojmë të dhënat tuaja vetjake dhe informacione të tjera si të kërkohet nga ligji apo për të ushtruar apo mbrojtur të drejtat ligjore; për të marrë masa parandaluese ndaj përgjegjësisë; për të mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë e burimit të cilitdo individi ose të publikut në përgjithësi; për të ruajtur dhe mbrojtur sigurinë dhe integritetin e shërbimeve ose të infrastrukturës sonë; për të mbrojtur veten dhe shërbimet tona nga përdorimet mashtruese, abuzive ose të paligjshme; për të hetuar dhe mbrojtur veten nga pretendimet ose deklaratat nga palë të treta; ose për të ndihmuar agjencitë ligjzbatuese të qeverisë.
7. Ku i ruajmë ne të dhënat vetjake?
Ne mund t’i ruajmë të dhënat tuaja vetjake jashtë shtetit tuaj të banimit, përfshirë në Shtetet e Bashkuara, në servera, në zgjidhje për ruajtje në shërbimet “re” [cloud] ose në ambientet FamilySearch dhe të entiteteve sponsorizuese që lidhen me të. Për të siguruar mbrojtjen e duhur të të dhënave vetjake të transferuara në juridiksione të tjera, ne i përfundojmë marrëveshjet e transferimit dhe përpunimit të të dhënave midis FamilySearch dhe ofruesve të shërbimeve, subjekteve vartëse dhe arkivave që kërkohen ligjërisht. Këto marrëveshje transferimi përfshijnë Klauzolat Standarde të Kontratave të miratuara nga Komisioni Europian në përputhje me ligjin e BE‑së ose klauzola të tjera siç kërkohet nga ligji i zbatueshëm (të cilat mund të keni të drejtën t’i shqyrtoni nëse na kontaktoni duke përdorur informacionin në fund të këtij Njoftimi).
8. Si i ruajmë ne të sigurta të dhënat vetjake?
Ne përdorim masa teknike dhe organizative për t’i mbrojtur të dhënat vetjake që marrim, prej humbjes, keqpërdorimit dhe ndryshimit të paautorizuar, si dhe për ta mbrojtur konfidencialitetin e tyre. Ne i rishikojmë rregullisht procedurat tona të sigurisë dhe marrim parasysh teknologji dhe metodat të sigurisë më të përparuarat. Ne përdorim gjithashtu teknologji aktuale kodimi për ta koduar transmetimin e të dhënave në faqet tona të kyçjes. Sidoqoftë, ngaqë nuk mund të garantojmë sigurinë e plotë të këtyre teknologjive koduese, ju lutemi, jini të kujdesshëm kur i dorëzoni të dhënat vetjake në internet.
9. Për sa kohë i mbajmë ne të dhënat vetjake?
Ne i mbajmë të dhënat vetjake të mbledhura, përfshirë informacionin e mbledhur me anë të Faqes së Internetit dhe dorëzimeve të tjera, për një periudhë të arsyeshme kohore që të përmbushim qëllimet e përpunimit të përmendura më parë. Pastaj i arkivojmë ato për periudhat kohore të kërkuara nga ligji. Kur arkivimi nuk kërkohet më, ne i fshijmë të dhënat vetjake nga dokumentet tona brenda periudhës kohore të kërkuar nga ligji i zbatueshëm, me përjashtim të informacionit të kufizuar historik të profilit dhe të dhënave vetjake të mbajtura si pjesë e dokumenteve të përhershme gjenealogjike ose historike.
10. Si mund të keni të drejtë aksesi tek të dhënat tuaja vetjake dhe t’i korrigjoni ato?
Ne përpiqemi ta ruajmë saktësinë e të dhënave vetjake dhe mbështetemi te ju për të siguruar që të dhënat tuaja vetjake dhe çfarëdo Të Dhënash për të Gjallin që dorëzoni, të jenë të plota dhe të sakta. Ju mund të kërkoni të drejtë aksesi tek të dhënat tuaja vetjake dhe t’i verifikoni, korrigjoni ose përditësoni, si dhe ta kufizoni dukshmërinë e të dhënave tuaja vetjake nëpërmjet regjistrimit tuaj të veçantë në faqe interneti, nëpërmjet profilit tuaj ose nëpërmjet Llogarisë suaj në FamilySearch, si të jetë e zbatueshme. Që t’i rishikoni këto mundësi, ju lutemi të shikoni veçoritë e Llogarisë suaj në FamilySearch këtu.
Në varësi të juridiksionit në të cilin banoni, mbrojtja e klientit ose ligjet e privatësisë mund t’ju japin të drejta shtesë lidhur me përdorimin e informacionit tuaj vetjak. Ju mund të na kontaktoni që të ushtroni të drejta të tjera të njohura me ligj duke përdorur informacionin e dhënë më poshtë. Të drejta të tilla mund të përfshijnë:
- të drejtën për t’u informuar, përfshirë marrjen e një kopjeje të të dhënave vetjake që ne i mbajmë rreth jush;
- të drejtën për të përdorur dhe fshirë të dhënat vetjake;
- të drejtën për të korrigjuar të dhënat vetjake;
- të drejtën për mbartje të të dhënave; dhe
- të drejtën për t’u çregjistruar nga përpunimi i mëtejshëm ose për ta kufizuar përpunimin.
Qëllimi i saktë i këtyre të drejtave mund të ndryshojë në varësi të juridiksionit. Ju lutemi, na kontaktoni për çfarëdo pyetje ose për t’i ushtruar këto të drejta.
Ju gjithashtu mund të keni të drejtën të depozitoni një ankesë zyrtare te një autoritet mbikëqyrës, në varësi të vendit ku jetoni.
Nëse një përdorues tjetër po e përpunon ose shpërndan informacionin tuaj vetjak, ju lutemi vihuni në kontakt me atë përdorues për t’i kërkuar që ta fshijë ose korrigjojë çfarëdo të dhënë vetjake që e ka dorëzuar ose shpërndarë rreth jush. Secili përdorues është përgjegjës për përpunimin e vet vetjak të çfarëdo Të Dhëne për të Gjallin që e dorëzon ose shpërndan në Faqen e Internetit rreth personave të tjerë. Ju gjithashtu mund të na kontaktoni drejtpërsëdrejti duke përdorur informacionin e kontaktit të dhënë më poshtë dhe ne mund t’ju ndihmojmë për korrigjimin ose fshirjen e informacionit tuaj vetjak sipas kërkesës.
Nëse hasni probleme për ndryshimin, fshirjen apo përditësimin e të dhënave tuaja vetjake, mund të na kontaktoni duke përdorur informacionin e dhënë në fund të këtij Njoftimi.
11. Data e hyrjes në fuqi dhe ndryshimet.
Ky Njoftim hyn në fuqi më 14 janar 2025 dhe mund të ndryshohet herë pas here.
12. Vihuni në kontakt me ne.
Pyetjet lidhur me këtë Njoftim ose sigurinë e të dhënave vetjake që ne përpunojmë, mund të dërgohen nëpërmjet faqes sonë të internetit, faksit ose shërbimit postar:
Faqja e internetit: FamilySearch.org/dataprivacy
Faksi: +1-801-240-1187
Posta: FamilySearch Data Privacy Office
50 E. North Temple Street
Salt Lake City, UT 84150-0005
USA
Nëse jetoni brenda Zonës Ekonomike Europiane, ju mund të viheni në kontakt me përfaqësuesin e GDPR Art. 27 [Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (RRPMDH), Neni 27] të programit FamilySearch nëpërmjet postës ose postës elektronike:
Posta: IITR Cert GmbH
Eschenrieder Str. 62 c, D-82194
Gröbenzell, Germany
Adresa e postës elektronike: privacy@FamilySearch.org