Orientimet për Përdorimin e Markave Tregtare për FamilySearch

Përditësuar më 2023-09-01

Markë tregtare e FamilySearch dhe filialeve të saj (së bashku, “FamilySearch”) mund të jetë çdo  fjalë, frazë, simbol, model ose ndërthurje e këtyre që e identifikon FamilySearch si burimin e një artikulli ose shërbimi. Një markë tregtare për FamilySearch mund të jetë edhe paraqitja dalluese e një artikulli, përfshirë përmasën, formën, ngjyrën, përbërjen, paketimin, tingullin dhe vizatimet në të.

Sa vijon është një listë jo e plotë e markave tregtare dhe e markave të shërbimit për FamilySearch:

  • FamilySearch
  • FamilySearch GEDCOM
  • International Genealogical Index
  • RootsTech

Këto janë marka tregtare dhe marka të shërbimeve të FamilySearch dhe janë të regjistruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera.

Orientime të Përgjithshme

Markat tregtare janë dhe duhen përdorur si mbiemra që përshkruajnë një mallprodukt ose shërbim të veçantë. Në këtë aspekt, markat tregtare nuk duhet të kthehen në folje ose të përdoren në shumës apo në përemra pronorë. Një term i përgjithshëm i përshtatshëm duhet të përfshihet gjithashtu me secilën markë tregtare që herën e parë që paraqitet për përdorim (për shembull, faqja e internetit e FamilySearch). Pas kësaj, termi i përgjithshëm duhet të paraqitet shpesh me markën tregtare.

Kur përdorni markat tregtare të FamilySearch në botime, mos përdorni simbolet ™, ℠ ose ®. Në vend të kësaj, përdorni një njoftim të cilësuar të përshtatshëm të markës tregtare, të tillë si: “FamilySearch është një markë tregtare e FamilySearch/Intellectual Reserve, Inc. dhe mund të regjistrohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera”.

Nuk lejohet që t’i përdorni markat tregtare ose markat e shërbimit të FamilySearch në një mënyrë që sugjeron ose nënkupton se ju ose produkti apo shërbimi juaj mbështetet nga FamilySearch ose është i lidhur me të. Si rrjedhim, markat tregtare për FamilySearch nuk duhet të përdoren në emrin e një organizate ose produkti apo ngjarjeje. Një përdorim i tillë mund t’i konfuzojë njerëzit duke u dhënë atyre përshtypjen e gabuar të financimit ose miratimit nga FamilySearch. Për shembull, ajo që vijon nuk është një përdorim i përshtatshëm për FamilySearch, veç nëse FamilySearch do t’ju jepte leje të qartë me shkrim:

  • “FamilySearch Certified” në një produkt ose shërbim për të nënkuptuar miratimin ose pëlqimin e produktit ose shërbimit nga FamilySearch.

Informacion Shtesë

Sigurisht, këto orientime nuk mund të parashikojnë çdo lloj të mundshëm të përdorimit të drejtë. Nëse do të dëshironit orientim  specifik për një përdorim të propozuar, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Pronësisë Intelektuale të FamilySearch në:

Telefon: 1-801-240-3959 ose 1-800-453-3860, numër i brendshëm 2-3959
Adresa e postës elektronike: cor-intellectualproperty@FamilySearch.org

Përditësuar më 2023-09-01