Kushtet e Përdorimit të Programit FamilySearch
Përditësuar më 2023-09-01
Ka ndryshime vendore aty ku kërkohet ligjërisht
Duke përdorur këtë faqe interneti, ju bini dakord me kushtet e shtjelluara poshtë (të kësaj “Marrëveshjeje”). Nëse nuk bini dakord me ndonjë nga kushtet e kësaj Marrëveshjeje, mos e përdorni këtë faqe interneti. Ne rezervojmë të drejtën ta ndryshojmë këtë Marrëveshje në çdo kohë, prandaj ju lutemi, kontrolloni për ndryshime në këtë Marrëveshje sa herë që e përdorni këtë faqe. Përdorimi në vijim nga ju i kësaj faqeje pas publikimit të ndryshimeve të kësaj Marrëveshjeje, do të thotë se ju i pranoni këto ndryshime.
Licenca dhe Kufizime
Kjo faqe, e cila i përkushtohet historisë familjare dhe kërkimit gjenealogjik, operohet nga FamilySearch International, një korporatë jofitimprurëse në Jutë (Utah), me zyrat e saj kryesore në Solt‑Lejk‑Siti (Salt Lake City), Jutë (Utah), SHBA (më poshtë e quajtur “FamilySearch”, “ne”, “neve”, “nesh” “i yni/e jona” ose një term i ngjashëm), një organizatë jofitimprurëse që është e lidhur me Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (“Kisha”). I gjithë materiali që gjendet në këtë faqe (përfshirë materiale pamore, tekst i shkruar, ikona, paraqitje, baza të dhënash, materiale zanore dhe filmike, produkte, shërbime dhe informacion), zotërohet ose licensohet prej nesh.
Nëse nuk udhëzohet ndryshe, ju mund të shikoni, shkarkoni dhe shtypni në letër materiale nga kjo faqe vetëm për përdorimin tuaj vetjak dhe jo tregtar, apo për përdorimin tuaj si një indeksues vullnetar në lidhje me Programin e Indeksimit në FamilySearch në përputhje me Kushtet dhe Kërkesat e Programit të Indeksimit në FamilySearch ose Marrëveshjen e Licencës së Programit Kompjuterik të Indeksimit në FamilySearch.
Ju nuk mund të publikoni përmbajtje nga kjo faqe interneti në një faqe tjetër interneti ose në një rrjet kompjuterik pa lejen tonë. Ju nuk mund të transmetoni ose të shpërndani përmbajtje nga kjo faqe interneti te faqe të tjera interneti. Ju nuk mund ta përdorni këtë faqe ose informacionin që ndodhet në këtë faqe (përfshirë emrat dhe adresat e atyre që kanë dërguar informacion), për të shitur ose reklamuar prodhime apo shërbime, për të kërkuar klientë ose për ndonjë qëllim tjetër tregtar.
Gjenealogët profesionistë mund ta përdorin këtë faqe interneti, aplikacionet tona për telefonat celularë ose burimet e qendrave të programit FamilySearch për të kërkuar informacion dhe për të siguruar dokumente për një klient për përdorimin vetjak dhe jo tregtar të klientit. Sidoqoftë, gjenealogët profesionistë nuk mund të kërkojnë ose të organizojnë biznes, të reklamojnë veten apo të marrin pagesa në këtë faqe interneti ose në pronën tona.
Përveç kësaj, materialet nga kjo faqe mund të riprodhohen nga personeli i mediave për përdorim në forume lajmesh publike tradicionale përveç nëse udhëzohet ndryshe. Çdo përdorim tjetër i informacionit apo materialeve të gjetura në këtë faqe, duke përfshirë çdo përdorim nga organizata apo subjekte ligjore, nuk lejohet pa lejen tonë paraprake me shkrim. (Shih “Leje për të Përdorur të Drejtat e Autorit dhe Markat Tregtare”, më poshtë.)
Pavarësisht nga sa më sipër, ne rezervojmë vetëm në vullnetin tonëtë drejtën të mohojmë, anulojmë ose kufizojmë përdorimin e kësaj faqeje, përfshirë riprodhimin dhe çfarëdo përdorimi tjetër të çdo materiali të vënë në dispozicion nëpërmjet kësaj faqeje interneti. Megjithatë, nuk është përgjegjësia jonëtë përcaktojmë se çfarë do të thotë “përdorim i i drejtë” për personat që duan të përdorin materiale nga kjo faqe interneti. Kjo mbetet tërësisht një përgjegjësi e përdoruesve individualë të kësaj faqeje interneti. Për më tepër, neve nuk na kërkohet të japim citime shtesë burimesh, ose të garantojmë se materialet e kësaj faqeje janë të lejuara për përdorime të tjera. Gjithashtu, një përgjegjësi e tillë gjithashtu u mbetet përfundimisht përdoruesve individualë të kësaj faqeje interneti. Megjithatë, ne ruajmë të drejtën të parandalojmë shkeljen e materialeve tona dhe ta interpretojmë frazën “përdorim i drejtë” siç ne e kuptojmë ligjin.
Kjo faqe interneti nuk ka si synim përdorimin në Federatën Ruse dhe, si rrjedhim, nuk duhet të hapet brenda Federatës Ruse.
Leje për të Përdorur të Drejtat e Autorit dhe Markat Tregtare
Për të kërkuar leje për përdorimin e materialeve tona ose të filialeve tona të të drejtës së autorit ose të markave tregtare, ju lutemi, ndiqni këtë hallkë lidhëse:
Shënim: Periudha kohore e përafërt për marrjen e një përgjigjeje është 45 ditë. Për kërkesat që përfshijnë një sasi të konsiderueshme materialesh mund të duhet më shumë kohë.
Kërkesa të Tjera
Lloje të tjera kërkesash mund të dorëzohen në një nga këto faqe.
- FamilySearch, mund të administrohen nëpërmjet Sektorit të Përkrahjes së Programit FamilySearch ose veçorisë Ndihma dhe Të Mësuarit për Programin FamilySearch.
- Biblioteka e Historisë së Kishës: Pyetjet në lidhje me materialet në dispozicion nga Biblioteka e Historisë së Kishës duhet të kalojnë nëpërmjet mjetit Katalogu i Bibliotekës së Historisë së Kishës.
- Administrimi i Llogarisë: Pyetjet që kanë të bëjnë me administrimin e llogarisë, mund të marrin përgjigje te veçoria Ndihma për Llogarinë.
Detyrimet e Regjistrimit
Duke konsideruar përdorimin e kësaj faqeje, ju bini dakord që a) ju i keni lexuar dhe pranoni kushtet e kësaj Marrëveshjeje dhe b) ju jeni ligjërisht të aftë të regjistroheni (nëse kërkohet) për të përdorur këtë faqe interneti dhe çdo faqe tjetër interneti të lidhur me FamilySearch. Nëse dorëzoni informacion vetjak në këtë faqe interneti, ju bini dakord që të jepni informacion të vërtetë, të saktë, aktual rreth vetes suaj (përfshirë gjatë procesit të regjistrimit) dhe ta ruani e mirëmbani të përditësuar e të saktë këtë informacion rreth vetes suaj, nëse do të ketë ndryshime. Nëse jepni informacion ose imazhe të rreme, të pasakta, të papërshtatshme ose shpifëse, ne mund ta pezullojmë ose mbyllim llogarinë tuaj dhe përdorimin prej jush të kësaj faqeje interneti. Gjatë procesit të regjistrimit, juve do t’ju kërkohet të krijoni një emër regjistrimi dhe një fjalëkalim për të hyrë në disa pjesë të kësaj faqeje ose faqeve të tjera të internetit të lidhura me faqen FamilySearch. Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të emrit të regjistrimit dhe të fjalëkalimit tuaj. Je jeni përgjegjës për të gjitha veprimtaritë që ndodhin duke përdorur këtë emër regjistrimi dhe fjalëkalim. Nëse dikush tjetër përdor emrin e regjistrimit dhe fjalëkalimin tuaj në një mënyrë që i shkel kushtet e kësaj Marrëveshjeje, ju mbeteni përgjegjës për veprimet e tij/saj dhe përdorimi i emrit të regjistrimit dhe fjalëkalimit tuaj mund të pezullohet ose të ndërpritet.
Licenca dhe të Drejta që Na Janë Dhënë
Në këmbim të përdorimit nga ana juaj të kësaj faqeje interneti dhe/ose ruajtjes nga ana jonë të çdo të dhëne që ju dorëzoni, ju na jepni në këtë mënyrë një licencë të pakufizuar, të shlyer plotësisht, të lirë nga çdo tarifë, mbarëbotërore, të parevokueshme, që mund të nënlicencohet dhe të përhershme për të përdorur çdo dhe të gjithë informacionin, përmbajtjen dhe materiale të tjera (të njohura bashkërisht si “Përmbajtje e Kontribuar”) që ju dorëzoni ose siguroni në ndonjë mënyrë tjetër te kjo faqe interneti (përfshirë, pa kufizim, të dhënat gjenealogjike, imazhe, shkrime, dokumente, materiale, regjistrime, diskutime, informacione dhe të dhëna që u përkasin njerëzve të vdekur ose gjithçka tjetër) për çdo dhe të gjithë qëllimet, në çdo dhe në të gjitha mënyrat dhe në çdo dhe në të gjitha format e materialeve zanore e filmike që ne, vetëm me vullnetin tonë, e vlerësojmë të përshtatshme për përparimin e misionit tonë për të promovuar historinë familjare dhe kërkimet gjenealogjike. Si pjesë e kësaj licence, ju na jepni leje për të kopjuar, shfaqur publikisht, transmetuar, përcjellë, paraqitur publikisht, shpërndarë dhe për ta përdorur në mënyra të tjera (dhe të lejojmë të tjerët ta përdorin) Përmbajtjen e Kontribuar nga ana juaj në mbarë botën, me çdo mjet që e vlerësojmë të përshtatshëm (elektronike ose ndryshe, përfshirë Internetin). Ju gjithashtu kuptoni dhe bini dakord që, si pjesë e kësaj licence, ne kemi të drejtën të krijojmë (dhe t’i lejojmë të tjerët që të krijojnë) dhe të përdorim vepra të prejardhura nga Përmbajtja e Kontribuar nga ana juaj duke e ndërthurur të gjithën ose pjesë të saj me atë të kontribuesve të tjerë ose duke e ndryshuar në ndonjë mënyrë tjetër Përmbajtjen e Kontribuar nga ana juaj.
Bashkëpunimi me të Tjerët
Ju e pranoni se qëllimi kryesor i kësaj faqeje interneti është që të mundësojë bashkëpunim midis përdoruesve të kësaj faqeje dhe faqeve të tjera të internetit të cilët dëshirojnë të zgjerojnë bazat e të dhënave dhe njohurinë e tyre gjenealogjike. Ju e pranoni që ne mund ta përdorim Përmbajtjen e Kontribuar, përfshirë çdo informacion vetjak të individëve të gjallë, që ju e dorëzoni për qëllimin e bashkëpunimit dhe shpërndarjes së informacionit tek individë dhe organizata të tjera (përfshirë organizatat tregtare gjenealogjike), për shembull, për të krijuar një trung familjar të përbashkët mbarëbotëror me qëllim që të rritet pjesëmarrja në historinë familjare dhe të ruhen dokumentet anembanë botës. Ju e pranoni që bashkëpunimi midis individëve dhe organizatave të shumta na lejon që të marrim të dhëna shtesë të cilat mund t’ua sigurojmë përdoruesve të kësaj faqeje, duke i lejuar në këtë mënyrë përdoruesit që t’i zgjatin linjat e tyre të prejardhjes. Materiali ynë Njoftim mbi Privatësinë siguron më shumë hollësi lidhur me përdorimin nga ana jonë të Përmbajtjes së Kontribuar nga ana juaj.
Ju bini dakord që t’i plotësonitë dhënat saktësisht sipas njohurisë suaj më të mirë. Për ta ruajtur vazhdueshmërinë në pamjet tradicionale gjenealogjike të mundshme në këtë faqe interneti (të tilla si tabela të trungut familjar, pamje të peizazheve, grafikë në formë erashke dhe pamje e grafikë të tjerë) ju bini dakord që t’i përcaktoni personat sipas gjinisë së tyre biologjike dhe t’i plotësoni të dhënat e tyre në sistem në pozitat e tyre tradicionale mashkull apo femër në këta grafikë dhe pamje (p.sh., atë ose nënë). Në një martesë mes së njëjtës gjini, të dy bashkëshortët/et do të jenë të të njëjtën gjini. Ju mund të shtoni çfarëdo shënimi për sa i përket identitetit gjinor te komentet. Ju lutemi, drejtohuni te pjesa e Kodit të Sjelljes për një paraqitje të pasojave të mundshme për hedhje të papërshtatshme të të dhënave.
Kjo faqe përfshin një veçori diskutimi në të cilin individët mund të komentojnë dhe të sigurojnë në mënyra të tjera Përmbajtje të Kontribuar lidhur me një individ të vdekur të veçantë dhe të sigurojnë hollësi në lidhje me atë individ. Ne rezervojmë të drejtën për ta ripërdorur informacionin e diskutimit dhe Përmbajtje tjetër të Kontribuar të siguruar dhe për t’i publikuar ato për të tjerë në një përpjekje për të ndihmuar të zgjidhen çështje të hapura të paraqitura ose për të ndihmuar në edukimin e të tjerëve. Ju kërkojmë të jeni përzgjedhës me informacionin që përfshini në diskutimet tuaja në linjën e internetit dhe në Përmbajtje të tjera të Kontribuara, duke komunikuar në vend të kësaj nëpërmjet postës elektronike ose mjeteve të tjera ku sigurohet informacion vetjak i kontaktit ose informacione të tjera vetjake apo sensitive. Ju e pranoni se çdo artikull që ju dorëzoni nëpërmjet veçorisë së diskutimit, do të jetë i dukshëm për cilindo që është në gjendje të ketë të drejtë hyrjeje te kjo faqe. Veçoria e diskutimit ka për qëllim të ndihmojë përpjekjet për bashkëpunim, të bashkërendojë përpjekjet korrigjuese dhe të lehtësojë punën kërkimore shtesë me përdorues të tjerë të interesuar. Veçoria e diskutimit nuk lejohet a) të përdoret për arsye që nuk kanë lidhje me temën që po diskutohet, b) të përfshijë informacion që mund të dëmtojë apo të vërë në siklet cilindo person të gjallë ose c) të përfshijë përmbajtje ose gjuhë fyese, të pahijshme, të papërshtatshme, kërcënuese ose keqtrajtuese. Mosmarrëveshjet lidhur me faktet që i përkasin një individi të vdekur, kanë gjasë të ndodhin dhe mosmarrëveshje të tilla duhet të shtrohen në kushte të qarta të bazuara mbi faktet dhe duke cituar burimet aty ku është e mundur, pa iu drejtuar gjuhës ose komenteve të vrazhda, fyese apo të pakëndshme. Veçoria e diskutimit nuk lejohet të përdoret për të siguruar hallka lidhëse ndaj faqeve të jashtme të internetit me përmbajtje të papërshtatshme (edhe pse hallkat lidhëse ndaj informacionit të hijshëm dhe që lidhet me individët e vdekur mund të jenë të përshtatshme) apo për të kërkuar kryerjen e ndonjë biznesi ose për të ofruar shërbime kërkimore. Ndonëse nuk jemi të detyruar ta bëjmë këtë, ne rezervojmë të drejtën, vetëm me vullnetin tonë absolut, të fshijmë apo redaktojmë Përmbajtjen e Kontribuar të dhënë në veçorinë e diskutimit dhe veçori të ngjashme, dhe t’u mohojmë përdoruesve të drejtën e hyrjes te veçori të tilla për çdo arsye apo pa arsye. Ju lutemi, drejtohuni seksionit të Kodit të Sjelljes për një përvijim të pasojave të mundshme ndaj përdorimit të papërshtatshëm të veçorisë së diskutimit dhe veçorive të ngjashme.
Programe Kompjuterike
Nëse jeni në gjendje t shkarkoni programin kompjuterik në këtë faqe interneti, ju mund ta përdorni atë program kompjuterik vetëm siç lejohet nga marrëveshja e licencës që shoqëron programin kompjuterik. Ju jeni përgjegjësi i vetëm që t’i përmbaheni çdo kontroll të eksporteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mund të jenë të zbatueshme për çdo program kompjuterik që sigurohet në këtë faqe interneti.
E Drejta për të Dorëzuar Përmbajtje
çdo Përmbajtje e Kontribuar që ju dorëzoni te kjo faqe, i nënshtrohet kësaj Marrëveshjeje dhe Marrëveshjes për Dorëzimin e Përmbajtjes në Programin FamilySearch. Ju siguroni dhe garantoni se nuk do të dorëzoni asgjë te kjo faqe që i shkel të drejtat e cilësdo pale të tretë (përfshirë, por pa u kufizuar tek të drejtat e autorit, të drejtat e privatësisë, të drejtat e publicitetit, të drejtat e kontratësoe të drejta të tjera mbi pronësinë). Kurdoherë që ju dorëzoni Përmbajtje të Kontribuar te kjo faqe, ju pohoni se ju keni të drejtën ligjore për ta dorëzuar atë Përmbajtje të Kontribuar te ne dhe për të na dhënë neve dhe nënlicencuesve tanë të drejtat dhe licencat të parashtruara në këtë Marrëveshje dhe në Marrëveshjen për Dorëzimin e Përmbajtjes në Programin FamilySearch. Ju e pranoni përgjegjësinë ligjore për përdorimin nga ana jonë të çdo Përmbajtje të Kontribuar që ju dorëzoni. Ju jeni i vetmi që mban përgjegjësi për të gjithë Përmbajtjen e Kontribuar që dorëzoni, publikoni ose e kontribuoni në mënyra të tjera te kjo faqe ose te cilado faqe tjetër e lidhur me faqen FamilySearch.
Dorëzimi i Emrave për Ordinanca Fetare
Ju duhet të dorëzoni vetëm emrat e individëve në linjën tuaj familjare për ordinanca mëkëmbëse fetare dhe nuk duhet të dorëzoni emra të personave që nuk kanë lidhje familjare me ju, të tillë si njerëz të shquar apo të famshëm ose emra të mbledhur nga projekte të pamiratuara për nxjerrjen e të dhënave, të tilla si viktimat e holokaustit të hebrenjve.
Kodi i Sjelljes
Ju bini dakord që as si individ, as si pjesë e një përpjekjeje kolektive, nuk do të dorëzoni ose publikoni informacion në këtë faqe interneti (qoftë në regjistrim, si një dorëzim gjenealogjik, nëpërmjet një veçorie diskutimi ose nëpërmjet çdo veçorie tjetër ku mund të jepet çdo Përmbajtje e Kontribuar) që mund të konsiderohet e dëmshme ose fyese për përdoruesit e tjerë. Ju bini gjithashtu dakord që të mos hiqeni si një përdorues tjetër për asnjë lloj qëllimi, përfshirë fshehjen e identitetit tuaj ose ngarkimin dikujt tjetër për veprimet tuaja. Ju bini dakord që të mos shfrytëzoni, mblidhni të dhëna ose të përdorni ndonjë informacion nga kjo faqe interneti në një mënyrë që mund ta dëmtojë, diskreditojë, ngacmojë apo paragjykojë çdo person ose subjekt. Ju bini dakord më tej që, përveç nëse keni marrë lejen tonë paraprake me shkrim, nuk do të përdorni asnjë program kompjuterik, teknologji ose pajisje për të kryer një shkarkim masiv, për të shkarkuar përmbajtje nga kjo faqe me qëllimin për ta publikuar si tuajin, ose për të nxjerrë në masë në ndonjë formë tjetër çdo informacioni apo material nga kjo faqe interneti. Ju bini dakord që të mos anashkaloni asnjë nga kontrollet ose rregullat e përdorimit që kemi vënë në zbatim. Ju bini dakord që të mos e riprodhoni, përsëritni, kopjoni, shkarkoni, përçoni, paraqitni, kryeni, vini në dispozicion të publikut, shitni ose përdorni në ndonjë mënyrë tjetër ndonjë pjesëz të kësaj faqeje ose të materialeve të saj për çdo përdorim jovetjak apo për qëllime tregtie. Ju bini dakord që të mos përfshiheni në asnjë veprimtari për sa i përket kësaj faqeje, përmbajtjes së saj ose përdoruesve të saj, që mund të përbëjë një vepër penale ose që mund të shkaktojë një detyrim civil. Për më tepër, ju bini dakord që të mos e ribotoni, transmetoni, postoni, , shpërndani, zbërtheni, konvertoni, imitoni, të analizoni me qëllim kopjimi, të krijoni vepra të prejardhuranga kjo faqe interneti ose ta rindërtoni këtë faqe, shërbimet e saj, kodin e saj të burimit apo përmbajtje pa lejen tonë të shprehur paraprakisht me shkrim. Ju bini dakord më tej që të mos bëni asgjë që mund ta prishë rrjedhën e të dhënave në ose nga kjo faqe interneti ose të ndikoni te shërbimi apo rendimenti i kësaj faqeje. Ju e kuptoni se pasoja e veprimeve të dëmshme ose fyese, ose çdodo shkelje tjetër e kësaj Marrëveshjeje, mund të përfshijë heqjen e të drejtës suaj për ta përdorur këtë faqe interneti (përfshirë të drejtën tuaj për ta përdorur këtë faqe, çdo faqe tjetër apo program për telefonat celularë të lidhur me FamilySearch dhe çfarëdolloj materiali tjetër nga to) si dhe masa ligjore kundër jush.
Përkujdesja për Dorëzimet
Ne kemi si qëllim që të bëjmë përpjekje të arsyeshme për të ruajtur integritetin e Përmbajtjes suaj të Kontribuar dhe për të shmangur gabime apo heqje në përmbajtjen e kësaj faqeje. Sidoqoftë, ju bini dakord që ne nuk do të jemi përgjegjës, as të ngarkuar me përgjegjësi për gabime apo heqje në çfarëdo përmbajtje që ju mund të gjeni në këtë faqe, as për humbje, dëmtim apo korruptim të Përmbajtjes së Kontribuar që ju dorëzoni apo publikoni.
Lidhja me Hallka Lidhëse
Për lehtësinë tuaj, kjo faqe mund të përmbajë hallka lidhëse të faqeve të internetit të vëna në funksionim nga të tjerë. Faqe të tilla të palëve të treta nuk mirëmbahen apo kontrollohen nga ne dhe ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e tyre. Ndonëse kemi bërë përpjekjen tonë më të mirë për t’u lidhur vetëm me faqe të hijshme dhe të përshtatshme interneti, disa prej tyre mund të përmbajnë materiale të papërshtatshme ose të pakëndshme. Nëse gjeni materiale të tilla ndërsa përdorni një faqe interneti që e hapët nëpërmjet një hallke lidhëse në këtë faqe, ju lutemi, na njoftoni menjëherë.
Ne besojmë se ata që e vënë materialin n�� dispozicion në internet, presin që ai të jetë në dispozicion publikisht dhe gjerësisht. Prandaj, ne besojmë se lidhja me faqe të tjera është ligjërisht e lejueshme dhe në përputhje me pritshmëritë e atyre që e përdorin internetin. Sidoqoftë, nëse e drejta e hyrjes te një faqe e caktuar interneti duhet të kufizohet, operatori i një faqeje të tillë duhet të na njoftojë menjëherë.
Privatësia dhe Mbrojtja e të Dhënave
Duke e përdorur këtë faqe dhe duke dorëzuar të dhënat tuaja vetjake te ne, ju jepni pëlqimin për përpunimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose në vendndodhje të tjera, të çfarëdo të dhëne vetjake që ju dorëzoni në përputhje me Njoftimin tonë mbi Privatësinë. Ju gjithashtu bini dakord që të pajtoheni me të gjitha ligjet që gjejnë zbatim në lidhje me transmetimin e të dhënave tuaja vetjake për në ose nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetit në të cilin ju banoni.
Juridiksioni dhe Ligji i Zbatueshëm
Kjo Marrëveshje do të rregullohet nga ligjet e Shtetit të Jutës (Utah), Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç zbatohen për marrëveshje që hyjnë në fuqi dhe janë për t’u zbatuar tërësisht brenda shtetit, pa i dhënë fuqi asnjë parimi të konflikteve me ligjin. Çdo padi që ngrini për të imponuar këtë Marrëveshje ose çfarëdo çështje që lidhet me këtë faqe, duhet të sillet ose në gjykatat e shtetit ose ato federale që ndodhen në Kontenë e Solt‑Lejkut (Salt Lake), në Jutë (Utah) dhe me këtë ju jepni pëlqimin dhe i nënshtroheni juridiksionit personal të gjykatave të tilla për qëllimet gjyqësore të çdo padie të tillë. Ju bini dakord me këtë pavarësisht nga vendndodhja juaj apo nga ndonjë papërshtatshmëri për ju. Nëse ndonjë nga normat e kësaj Marrëveshjeje është e paligjshme, e anuluar ose e pazbatueshme, si e tërë ose pjesërisht, dispoiztat qe mbeten nuk do të ndikohen përveç nëse ne përcaktojmë që norma e shfuqizuar ose e pazbatueshme është një kusht thelbësor i kësaj Marrëveshjeje, rast në të cilin ne, vetëm me vullnetin tonë, mund ta ndryshojmë këtë Marrëveshje.
Kufizime për Përgjegjësinë
Ne nuk jemi përgjegjës për asnjë dëm të veçantë apo që vjen si pasojë e përdorimit nga ana juaj ose paaftësia juaj për ta përdorur këtë faqe interneti ose materialet në këtë faqe interneti ose në çdo faqe interneti të lidhur, përfshirë, por jo vetëm, fitime të humbura, ndërprerje biznesi dhe humbje të programeve ose të të dhënave të tjera në sistemin tuaj të përdorimit të informacionit. Në asnjë rast përgjegjësia jonë tërësore ndaj jush për të gjitha dëmet, humbjet dhe shkaqet e padisë nuk do të kapërcejë shumën e paguar prej jush, nëse ka, për të drejtën e hyrjes te kjo faqe ose te çfarëdo faqe e lidhur.
Mospranime
KJO FAQE INTERNETI DHE MATERIALET NË KËTË FAQE INTERNETI SI DHE ÇDO FAQE INTERNETI E LIDHUR ME HALLKË LIDHËSE JEPEN “SIÇ JANË” DHE PA ASNJË GARANCI TË ÇFARËDO LLOJI, QOFTË TË SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR. NË SHTRIRJEN MË TË PLOTË TË LEJUESHME SIPAS LIGJIT NË FUQI, NE MOHOJMË TË GJITHA GARANCITË, TË SHPREHURA APO TË NËNKUPTUARA, PËRFSHIRË, POR JO VETËM, GARANCITË E PRONËSISË DHE GARANCI TË NËNKUPTUARA TË GATISHMËRISË PËR TREGTIM DHE PËRSHTATJEJE PËR NJË QËLLIM TË VEÇANTË. NE NUK GARANTOJMË QË FUNKSIONET E KËSAJ FAQEJE INTERNETI DO TË JENË TË PANDËRPRERA APO PA GABIME, QË DEFEKTET DO TË KORRIGJOHEN, APO QË KJO FAQE OSE SERVERI QË E VË NË DISPOZICION, NUK KA VIRUSE OSE PËRBËRËS TË TJERË TË DËMSHËM.
Markat Tregtare
Sa vijon është një listë joshteruese e markave tona tragtare dhe të shërbimit si dhe të atyre të filialeve tona:
FamilySearch
FamilySearch GEDCOM
International Genealogical Index
RootsTech
The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints
Këto marka janë identifikuese për FamilySearch ose Intellectual Reserve, Inc., dhe janë të regjistruara në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Për informacion të mëtejshëm lidhur me markat tona të tregtimit dhe markat tona të shërbimit dhe ato të subjekteve tona, si dhe përdorimin e saktë të tyre, ju lutemi, shihni dokumentin Orientime për Përdorimin e Markave Tregtare për FamilySearch.
Pyetje
Për ndihmë ose informacion të mëtejshëm lidhur me markat tona të tregtimit dhe ato të subjekteve tona, si dhe materialet me të drejtat e autorit në pronësinë tonë, mund të viheni në kontakt me Intellectual Property Office [Zyrën tonë për Pronën Intelektuale] me:
Telefon: 1-801-240-3959 ose 1-800-453-3860, nr. i brendshëm 2-3959
Faks: 1-801-240-1187
Adresa e postës elektronike: cor-intellectualproperty@FamilySearch.org
Përditësuar më: 2023-09-01