Veçoria Ordinancat Gati:
Merrni Emra për t’i Çuar në Tempull

Mblidhini paraardhësit tuaj te Krishti nëpërmjet besëlidhjeve të shenjta të tempullit.

Nënshkruajeni hyrjen me:
Veçoria Ordinancat Gati: Merrni Emra për t’i Çuar në Tempull

Çfarë është veçoria Ordinancat Gati?

Veçoria Ordinancat Gati sigurohet që ju të keni një emër për ta çuar në tempull – çdo herë, pa përjashtim. Vetëm me ca klikime dhe ajo kërkon te pema juaj familjare dhe te burime të tjera për t’ju ofruar në çast emra në mënyrë që të përqendroheni tek ajo që ka më shumë rëndësi: afrimi më shumë me Krishtin nëpërmjet shërbimit në tempull.

Figurë Tempulli

Si ta përdor veçorinë Ordinancat Gati?

Hapi 1:

Zgjidhni mashkull ose femër.

Zgjidhni figurën e mashkullit ose të femrës.
Hapi 2:

Përzgjidheni ordinancën që dëshironi të bëni.

Përzgjidhni një ordinancë nga një listë.
Hapi 3:

Shtypini kartat në letër në shtëpi ose në tempull.

Figura e shtypjes në letër të kartave të tempullit.

Merrni emra që janë gati për në tempull, tani.

Nënshkruajeni hyrjen me:

Si funksionon veçoria Ordinancat Gati?

Vetëm me ca klikime dhe veçoria Ordinancat Gati kërkon:

  1. Te pema juaj familjare për të afërm të vdekur që kanë nevojë t’u kryhet puna në tempull.
  2. Emra të shpërndarë nga anëtarë të familjes së lagjes dhe kunjit tuaj.
  3. Emra të shpërndarë nga anëtarë të Kishës në mbarë botën.
Një person duke përdorur veçorinë Ordinancat Gati në programin FamilySearch për të rezervuar ordinancat e tempullit.
 

Përse duhet të përdor veçorinë Ordinancat Gati?

Veçoria Ordinancat Gati i ndihmon frekuentuesit e të gjitha niveleve të përvojave, të gjejnë emra të cilët janë gati për në tempull, që janë verifikuar dhe kontrolluar për përsëritje për t’u siguruar që puna të jetë gati për t’u bërë. Pavarësisht nëse mendoni se është bërë ose jo gjithë puna në tempull për familjen tuaj, veçoria Ordinancat Gati do të gjejë dikë në familjen tuaj, në lagjen tuaj të banimit ose në botë, puna e të cilit/së cilës duhet të kryhet.

Tempulli i Solt‑Lejk‑Sitit me një qiell të bukur në sfond

Pyetje që Bëhen Rëndom

Burimet në Dispozicion

Për Udhëheqësit e Lagjeve, Degëve dhe Kunjeve

Zbuloni burime dhe orientim të përgjithshëm për udhëheqjen e lagjes, degës dhe kunjit. Ndihmojini anëtarët e kishës të përfshihen në historinë familjare dhe ordinancat e tempullit.

Mësoni më Shumë ›

Për Këshilluesit për Tempullin dhe Historinë Familjare

Ndihmojini anëtarët të përjetojnë bekimet e zbulimit të paraardhësve të tyre dhe të kryerjes së ordinancave të tempullit në emër të tyre.

Mësoni më Shumë ›

Më Shumë Ndihmë dhe Mësim

Mësoni më shumë rreth veçorisë Ordinancat Gati dhe gjeni përgjigje për pyetje shtesë.

Mësoni më Shumë ›

Ordinancat Gati

Veçoria Ordinancat Gati është mënyra më e lehtë për të gjithë anëtarët që t’i mbledhin të tjerët te Shpëtimtari duke gjetur me sukses emrat e atyre me të cilët kanë lidhje familjare, që kanë nevojë për ordinancat shpëtuese të tempullit.

Nënshkruajeni hyrjen me: