Thirrja Ime: Këshillues/e për Tempullin dhe për Historinë FamiljareCili Është Përqendrimi Im?

Si këshillues/e i/e lagjes për tempullin dhe për historinë familjare, ju i ndihmoni individët dhe familjet të vijnë te Krishti ndërsa marrin pjesë në punën për historinë familjare dhe në tempull (Manuali i Përgjithshëm, 25.2.4).

Hapat e mëposhtëm do t’ju ndihmojnë të filloni nga puna.

Presidenti Dallin H. Ouks
“Doktrina e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka në qendër familjen. Thelbësore për doktrinën tonë mbi familjen është tempulli. Ordinancat e marra atje na aftësojnë të kthehemi si familje të përjetshme në praninë e Atit tonë Qiellor.”

Presidenti Dallin H. Ouks, Ungjilli i Jezu Krishtit i Përqendruar te Familja

Gjithmonë Përqendrohuni së Pari te Shpëtimtari

Ndërsa i ftoni anëtarët të adhurojnë në shtëpinë e Zotit dhe të kryejnë ordinanca për paraardhësit, niseni me Shpëtimtarin. Tregoni se si besëlidhjet dhe ordinancat e tempullit na lidhin te Shpëtimtari, na ndihmojnë të ndiejmë udhërrëfim dhe ngushëllim, dhe na forcojnë me mbrojtjen dhe fuqinë e Tij.

Që, kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato që janë mbi dhe[; madje tek Ai].

Efesianëve 1:10

Përdor Veçorinë Ordinancat Gati

Ndihmojini anëtarët të përdorin veçorinë Ordinancat Gati, mënyra më e lehtë për të gjithë anëtarët që t’i mbledhin të tjerët te Shpëtimtari duke gjetur me sukses emrat e atyre me të cilët kanë lidhje familjare, që kanë nevojë për ordinancat shpëtuese të tempullit. Mësoni më Shumë

Shtojeni Atë që Dini

Nxitini të gjithë anëtarët që thjesht të shtojnë atë që dinë te pema e tyre familjare: emra, fotografi, ngjarje të jetës, histori dhe kujtime të tjera për njerëzit e tyre të dashur që mund të mblidhen te Shpëtimtari.

Udhëheqësit që po ndihmojnë anëtarët e rinj dhe të rinjtë e të rejat të përgatiten për përvojën e tyre të parë të pagëzimeve dhe konfirmimeve në tempull, mund të përdorin veçorinëNdihma për Emrat e Familjes.

Burime që Mund të Shkarkohen

MësimiBashkimi i Familjeve për Përjetësinë

Ky përvijim mësimi mund t’ju ndihmojë t’i jepni mësim bekimet që vijnë nëpërmjet shërbimit në tempull dhe për historinë familjare.

Shko te Mësimi