Kriteret dhe Kushtet për Mesazhet në Celular

Përditësuar më 2021-08-31

Përshkrimi i Programit

Programi FamilySearch ofron shërbime për mesazhe në celular që ju të merrni informacion rreth paraardhësve tuaj si dhe lajme dhe këshilla të dobishme. Ju mund të merrni të dhëna ndihmëse për dokumentet, zbulime rreth paraardhësve tuaj kur janë në dispozicion, ose lajme të dobishme të tilla si dokumente të reja apo këshilla për gjenealogjinë. Kur zgjidhni të merrni shërbimin, do të merrni një mesazh pranimi nga FamilySearch.org. Shpeshtësia e mesazheve mund të ndryshojë. Duke u regjistruar, ju pranoni se jeni mbi 13 vjeç.

Kostoja

FamilySearch.org nuk ju merr pagesë kur bëheni pjesë e mesazheve me shkrim. Megjithatë, mund të gjejnë zbatim tarifa për mesazhet dhe të dhënat nga furnizuesi juaj i internetit pa tel. Mund të gjejnë zbatim tarifa për mesazhe dhe të dhëna për çfarëdo mesazhi që ne jua dërgojmë juve dhe ju neve. Nëse keni ndonjë pyetje rreth planit të mesazheve ose të të dhënave tuaja, e mira është të kontaktoni furnizuesin tuaj të internetit pa tel.

Informacion mbi Zgjedhjen për të Dalë nga Shërbimi

Ju mund të çregjistroheni nga ky shërbim mesazhesh të shkruara në çdo kohë, duke u përgjigjur me fjalën STOP. Sipas kërkesës tuaj, nuk do të merrni më asnjë mesazh të shkruar nga FamilySearch.org

Informacion për Ndihmën

Për informacion shtesë, thjesht dërgoni në mesazh fjalën HELP [që do të thotë NDIHMË] dhe do të merrni një përgjigje me informacionin e kontaktit.

Shoqëritë transmetuese

Shërbimi i mesazheve MMS [Multimedia Messaging Service] nuk mundësohet nga çdo shoqëri transmetuese. Refuzimi i aksesit dhe mesazhet e gabuara nga një shërbim i pamundshëm shpesh shkaktohen nga veçori bllokuese të mesazheve të pakërkuara që aktivizohen në linja individuale telefonike. Ju lutemi, kontaktoni mëofruesin tuaj të internetit pa tel për këto gabime. Mbani parasysh se shoqëritë transmetuese nuk mbajnë përgjegjësi për mesazhet e vonuara ose të padërguara. Disa shoqëri transmetuese mund të dërgojnë mesazhe duke përdorur një kod të shkurtër ose një numër telefoni të veçantë të caktuar për qarkullim të lartë mesazhesh vajtje-ardhje.  

Privatësia

Nëse keni pyetje në lidhje me privatësinë, ju lutemi, vizitoni faqen https://www.familysearch.org/legal/privacy.  Të dhënat e përftuara nëpërmjet programit me kod të shkurtër nuk do t’i shpërndahen asnjë pale të tretë për arsye ose qëllim tregtimi nga ana e tyre.

Informacioni i Ndihmës dhe Kontaktit

Për pyetje rreth shërbimeve të dhëna, ju lutemi, vizitoni faqen: https://www.familysearch.org/help/helpcenter/.