Orientimet dhe Politikat e Ngarkimit

Përditësuar më 2017-03-28

Parimet për Fotografitë, Dokumentet dhe Regjistrimet Zanore

Fotografitë, Dokumentet dhe Regjistrimet Zanore në FamilySearch duhet t’u lejojnë individëve që të shpërndajnë përmbajtje për paraardhësit, të cilat i ndihmojnë pjesëtarët e familjes që tëarrijnë ta njohin dhe ta duan njëri‑tjetrin. Duhet të zbatohen parimet e përgjithshme vijuese:

E përshtatshme. Përmbajtja duhet të përkrahë standarde të përshtatshme të modestisë dhe virtytit.

lidhur me historinë familjare. Përmbajtja duhet të përkrahë një qëllim për historinë familjare

Ndryshim ndjenjash. Përmbajtja duhet t’i përkrahë individët që të arrijnë t’i njohin dhe t’i duan paraardhësit e tyre.

Jo për tregti. Përmbajtja nuk duhet të reklamojë ose të promovojë produkte. Ajo nuk duhet të shkelë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Orientimet e Politikës së Ekzaminimit të Fotografive, Dokumenteve dhe Regjistrimeve Zanore

Përmbajtja NUK LEJOHET të përmbajë figura, paraqitje ose përshkrime me

1.  Lakuriqësi ose mungesë modestie. Veshjet e paraqitura në fotografi duhet të jenë të mbërthyera dhe të kopsitura siç duhet.

2.  Përmbajtje të shenjtë ose përmbajtje tjetër fetare.

a.  Veshja
b.  Ritet
c.  Bekimi patriarkal

3.  Veshje të gjinisë tjetër.

4.  Hallka lidhëse për faqe të jashtme interneti (p.sh. jo URL-të).

5.  Fjalë të pahijshme ose përdhosëse të çfarëdo lloji.

6.  Figura të trupit pa kokën ose fytyrën.

7.  Figura të njerëzve që po puthen në buzë: individë që po e puthin njëri‑tjetrin në buzë, ose gati ta puthin njëri‑tjetrin në buzë, pavarësisht nga gjinia, mosha apo marrëdhënia.

8.  Miratime për produkte ose faqe interneti. Shenjat dalluese dhe formulimet te veshjet ose në tabela publicitare, kamionë etj. do të vlerësohen veçan.

9.  Veprime, produkte ose shërbime të paligjshme. Kjo përfshin drogat.

10.  Vulgaritete, gjeste vulgare ose fjalor vulgar.

11.  Shprehje të urrejtjes ose diskriminimit.

12.  Dhunë dhe gjymtime.

a.  Fotografitë me luftë, gjueti dhe peshkim do të vlerësohen veçan.
b.  Fotografitë me shpime në trup dhe tatuazhe do të vlerësohen veçan.

13.  Nxitje të racizmit.

14.  Promovimin e produkteve, kauzave ose organizatave bamirëse të tashme.

15.  Përmbajtje tregtare. Përjashtimet e vetme janë kur:

a.  Ju keni të drejta ligjore për përmbajtjen.
b.  Të drejtës së autorit i ka mbaruar afati.

Fotografitë, Dokumentet dhe Regjistrimet Zanore nuk lejohet të redaktohen në mënyrë të tillë që ato të jenë të pasakta, të rreme ose mashtruese. Gjithashtu, çfarëdo fotografie në grup që përmban qoftë edhe një individ që shkel ndonjë nga orientimet në këtë dokument, nuk lejohet.

Figurat, sendet historike, ose materialet e ngarkuara së fundmi apo më parë ose, të krijuara në FamilySearch, që shkelin politikat e dorëzimit, mund të kufizohen.