Marrëveshje për Paraqitjen e Përmbajtjes në FamilySearch

Përditësuar më 2023-09-01

Organizata FamilySearch International (“FamilySearch”, “ne”, “neve”, “nesh”, ose një term i ngjashëm) është një organizatë jofitimprurëse. Përgjegjësia dhe detyrimet e organizatës FamilySearch në lidhje me botimin dhe përdorime të tjera të çfarëdo informacioni apo materiali që është kontribuar nga ju në FamilySearch.org (kjo “Faqe Interneti”), kufizohen në mënyrë rigoroze nga Kushtet e Përdorimit (“Kushtet e Përdorimit”) të kësaj Faqeje Interneti dhe nga kjo Marrëveshje për Miratimin  e Përmbajtjes në FamilySearch (kjo “Marrëveshje”). Kjo Marrëveshje parashtron sërish dhe/ose i shton Kushtet e Përdorimit; ajo nuk i zëvendëson Kushtet e Përdorimit. Si Kushtet e Përdorimit edhe kjo Marrëveshje, janë inkorporuar me njëra‑tjetrën duke përmbajtur gjithë informacionin dhe marrëveshjet që gjenden në të dy dokumentet. Duke dorëzuar, kontribuar ose postuar çfarëdo informacioni apo materiali në çfarëdo pjesë të kësaj Faqeje Interneti, ju bini dakord me Kushtet e Përdorimit dhe të gjitha kushtet dhe kërkesat e kësaj Marrëveshjeje.

1. Ju Jeni Përgjegjës për të Dhënat e Kontribuara prej Jush. Vendimi për të ngarkuar informacion, përmbajtje, të dhëna gjenealogjike, figura, shkrime, dokumente, regjistrime, diskutime, komente apo materiale të tjera (kolektivisht dhe individualisht, “Përmbajtja e Kontribuar”) në këtë Faqe Interneti, është përgjegjësia juaj. E gjithë Përmbajtja e Kontribuar që ju ngarkoni në këtë Faqe Interneti, mund të shfaqet dhe të jetë në dispozicion që të tjerët ta kërkojnë, shikojnë, dëgjojnë dhe t’i përdorin në ndonjë formë tjetër, në përputhje me Kushtet e Përdorimit dhe me këtë Marrëveshje. Mos kontribuoni me asgjë të cilën ju nuk dëshironi që të tjerët ta përdorin.

2. E Drejta për të Paraqitur. Duke paraqitur Përmbajtjen e Kontribuar në këtë Faqe Interneti, ju pohoni se keni të drejtën ligjore të kontribuoni me një Përmbajtje të tillë të Kontribuar dhe se paraqitja dhe përdorimi i saj në përputhje me Kushtet e Përdorimit dhe këtë Marrëveshje nuk do të shkelë të drejtat e privatësisë, të drejtat e reklamës, të drejtat kontraktore, të drejtat e autorit ose të drejta të tjera të pronësisë të cdo pale të tretë. Duke pohuar të drejtën tuaj ligjore për të dorëzuar Përmbajtjen e Kontribuar, ju pranoni përgjegjësi ligjore për përdorimin nga ana jonë (dhe të të nënlicensuarve tanë) të Përmbajtjes të Kontribuar prej jush.

3. E Drejta e Autorit. Ne jemi të ndjeshëm ndaj të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera mbi pronësinë intelektuale të të tjerëve. Jini të vetëdijshëm se përmbajtja, përfshirë fotografitë, historitë dhe përvojat vetjake, edhe nëse paraqiten në një pjesë të kësaj Faqeje Interneti që ka lidhje me ju, mbetet pronë e krijuesit ose paraqitësit. Ju nuk duhet ta riprodhoni atë pa lejen e pronarit. Fotografi të individëve të gjallë, përveç fëmijëve tuaj të mitur, nuk mund të publikohen pa pëlqimin e tyre. Kur krijoni një regjistrim zanor / me zë, përmbajtja vetjake e regjistruar duhet të jetë juaja, ose në qoftë se është krijimi i një tjetri (për shembull një poezi apo artikull), duhet të përdoret me lejen e pronarit.

4. Licencat dhe të Drejtat që Na Janë Dhënë. Duke e paraqitur Përmbajtjen e Kontribuar në këtë Faqe Interneti, ju i jepni organizatës FamilySearch një licencë të pakufizuar, të paguar tërësisht, të lirë nga \doshpërblim, mbarëbotërore, të parevokueshme, që mund të nënlicencohet, dhe  të përhershme për të përdorur çfarëdo dhe të gjithë Përmbajtjen e Kontribuar që ju paraqisni ose e jepni në formë tjetër në këtë Faqe Interneti, për çdo dhe të gjitha qëllimet dhe në çdo dhe të gjitha mënyrat që nene, në diskrecionin tonë, e vlerësojmë të përshtatshme për vazhdimin e mëtejshëm të misionit tonë për të promovuar historinë familjare dhe kërkimet gjenealogjike. Si pjesë e kësaj licence, ju na jepni leje të pakufizuar për të kopjuar, për të paraqitur publikisht, për të përhapur, për të transmetuar, për të shfaqur publikisht, për të shpërndarë, për të nënlicensuar, për të krijuar vepra të prejardhura (përfshirë, pa kufizim, duke e ndërthurur të gjithë ose një pjesë të Përmbajtjes së Kontribuar prej jush me atë të kontribuesve të tjerë ose duke e ndryshuar në mënyrë tjetër Përmbajtjen e Kontribuar prej jush) dhe për ta përdorur në formë tjetër (dhe për t’i lejuar të tjerët ta përdorin) Përmbajtjen e Kontribuar prej jush kudo në botë, me çfarëdo mjeti që ne e konsiderojmë të përshtatshëm (elektronik apo tjetër, përfshirë në internet).

5. Saktësia e të Dhënave të Kontribuara. Ju bini dakord të na siguroni informacion të vërtetë, të saktë dhe të plotë. Nëse ndonjë informacion që ju siguroni është, vetëm në diskrecionin tonë absolut, i rremë apo mashtrues, ne do të kemi të drejtën, por jo detyrimin, që të ndërmarrim çfarëdo veprimi rivendosës ose parandalues të cilin ne e konsiderojmë të përshtatshëm, vetëm në diskrecionin tonë absolut, duke përfshirë kufizimin e të drejtës së hyrjes te Përmbajtja e Kontribuar prej jush, fshirjen dhe/ose redaktimin e çfarëdo pjese të saj.

6. Ndjeshmëria ndaj Përdoruesve të Tjerë. Ju kërkojmë që të jeni përzgjedhës në paraqitjen e Përmbajtjes të Kontribuar prej jush. Ne rezervojmë të drejtën për të hequr çdo Përmbajtje të Kontribuar për të cilën ne besojmë, vetëm në diskrecionin tonë absolut, se a) është e pavend, b) është potencialisht e dëmshme apo turpëruese për ndonjë person të gjallë, c) është fyese, e pahijshme, e papërshtatshme, kërcënuese ose abuzive, ose d) e shkel në ndonjë formë tjetër këtë Marrëveshje, Kushtet e Përdorimit apo Orientimet dhe Politikat e Ngarkuara. Ne gjithashtu mund të ndërmarrim çfarëdo veprimi, përfshirë kufizimin e të drejtës së përdorimit për shkelje të kësaj Marrëveshjeje dhe njoftimin e autoriteteve të zbatimit të ligjit për çdo veprimtari që duket, , vetëm në diskrecionin tonë absolut, se shkel ligjin e zbatueshëm.

7. Kontroll i Automatizuar. Ne rezervojmë të drejtën, pa detyrim, për të vëzhguar dhe redaktuar Përmbajtjen e Kontribuar prej jush. Ne përdorim mjete filtrimi të automatizuara për të ndalur Përmbajtje të Kontribuara që në gjykimin tonë më të mirë duket se i përkasin një personi të gjallë ose që shkelin Kushtet e Përdorimit apo këtë Marrëveshje. Megjithëse nuk jemi të detyruar ta bëjmë këtë gjë, ne rezervojmë të drejtën për ta redaktuar Përmbajtjen e Kontribuar prej jush për çfarëdo arsye ose pa arsye.

8. Përkujdesja për Paraqitjet. Ne synojmë të bëjmë përpjekje të arsyeshme për të ruajtur integritetin e Përmbajtjes së Kontribuar prej jush dhe për të shmangur gabime apo mangësi në përmbajtjen e kësaj Faqeje Interneti. Ne ofrojmë mundësinë për të paraqitur Përmbajtjen e Kontribuar në përputhje me Kushtet e Përdorimit dhe këtë Marrëveshje. Një shërbim i tillë dhe kjo Faqe Interneti sigurohen “SIÇ ËSHTË” dhe ne nuk do të jemi as përgjegjës, as të ngarkuar me përgjegjësi për gabime apo mangësi në çfarëdo përmbajtje që mund të gjeni në këtë Faqe Interneti, as për çfarëdo humbje, dëmtim ose prishje të Përmbajtjes së Kontribuar që dorëzoni. Ju mund ta hiqni çfarëdo Përmbajtje të Kontribuar prej jush nga kjo Faqe Interneti, por ne nuk do të na kërkohet që të heqim hallkat lidhëse ose referencat për Përmbajtjen e Kontribuar që është hequr. Për më tepër, ju e pranoni dhe bini dakord që sapo t’ua kemi nënlicensuar të tjerëve Përmbajtjen e Kontribuar prej jush, ne mund të mos jemi në gjendje, dhe nuk do të kemi asnjë detyrim, që t’i ndalojmë këta nënlicensues që ta përdorin këtë Përmbajtje të Kontribuar. Ne nuk jemi përgjegjës për çfarëdo dëmi të veçantë ose rezultues që vjen si rrjedhojë e paraqitjes nga ana juaj të Përmbajtjes së Kontribuar apo e refuzimit tonë për të pranuar Përmbajtjen e Kontribuar prej jush. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit për më shumë informacion.

9. Ligjet për Mbrojtjen e Të Dhënave. Nëse vendndodhja juaj është jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju jepni pëlqimin për përpunimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të çdo të dhëne vetjake që paraqitni. Ju gjithashtu bini dakord që t’i përmbaheni të gjitha ligjeve që zbatohen për në lidhje metransmetimin e informacionit vetjak për në ose nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetit në të cilin ju banoni.

10. Kodi i Sjelljes. Ju lutemi, lexojeni me kujdes pjesën e Kodit të Sjelljes të Kushteve të Përdorimit, e cila, së bashku me të gjitha pjesët e tjera të Kushteve të Përdorimit, gjen zbatim në këtë Marrëveshje.


Përditësuar më 2023-09-01