Shpresojmë që t’ju pëlqejë Kërkimi nëpër Varrezat. Ju lutemi, kini parasysh se kjo veçori është për eksperimentim dhe ka përkrahje të kufizuar.
Kërkimi për Varrezat
Programi FamilySearch ka një bazë të dhënash gjithnjë në rritje të varrezave ndërkombëtare të lidhura me pemën familjare më të madhe në botë në internet. Kërkoni sipas vendndodhjes ose emrit të varrezës për të gjetur vendin e fundit të prehjes së familjarëve të ndjerë ose të një personi tjetër që ju intereson.
Vizita në varreza
Varrezat janë një vend nderimi dhe përkujtimi, një vend për të treguar respekt ndaj atyre që kanë ndërruar jetë dhe për të bërë të njohur ndikimin që ata patën në jetën tonë. Vendet e varrimit, vendet e djegies së trupave dhe përmendore të tjera ofrojnë një mundësi për të mësuar më shumë rreth paraardhësve tanë dhe historive të tyre.
Si të përdoret kjo faqe interneti
Kërkoni ose shfletoni për të gjetur varrezat që ju interesojnë. Në çdo faqe për varrezat, ju do të mund të kërkoni paraardhësit tuaj ose njerëz të tjerë që mund të jenë varrosur ose nderuar atje. Gjithashtu do të gjeni informacione të përgjithshme rreth varrezës, si oraret dhe adresa, si dhe hallkat lidhëse me faqen kryesore të varrezave për më shumë informacion mbi shërbimet e ofruara.