Njoftimi Global i Privatësisë - FamilySearch

Përditësuar më 24 mars 2026

FamilySearch International, një korporatë jofitimprurëse në Utah me zyrat kryesore në Salt Lake City, SHBA (“FamilySearch”), i përkushtohet historisë familjare dhe kërkimit gjenealogjik. Kur përmendim, “ne”, “nesh” ose “i/e jona”, duam të themi FamilySearch. Në këtë Njoftim, ju japim informacion se si i përpunojmë të dhënat tuaja personale.

Krijimi i një llogarie në linjë në Faqen tonë të Internetit dhe në programet kompjuterike (“Faqja e Internetit”) ose dërgimi i të dhënave në ndonjë mënyrë tjetër në FamilySearch ju lejojnë të drejtë aksesi te shërbimet dhe Faqen e Internetit që ne ofrojmë, përfshirë ndërtimin e një peme familjare; lidhjen me pjesëtarë të familjes; dhe të drejtën e aksesit dhe të shpërndarjes së fotografive familjare, dokumenteve digjitale, historive të regjistruara me zë dhe relikteve të tjera të dërguara nga ju ose të afërmit tuaj, ose të cilat janë marrë nga burime publike dhe historike në mbarë botën.

FamilySearch respekton privatësinë e individëve që përdorin Faqen tonë të Internetit. Në këtë Njoftim mbi Privatësinë, ne përcaktojmë të dhënat personaleqë mbledhim, bazën tonë për përpunimin e të dhënave personale dhe kushtet e përpunimit të të dhënave tona në përputhje me të drejtat tuaja dhe ligjin e zbatueshëm. Ne ju nxisim ta lexoni me kujdes këtë Njoftim mbi Privatësie përpara se të na dërgoni të dhënat personale. Ngaqë informacioni i dhënë në Faqes tonë të Internetit varet nga përpunimi i të dhënave tuaja personale, në përputhje me Kushtet e Përdorimit dhe Marrëveshjen për Dërgimin e Përmbajtjes të FamilySearch, ju lutemi të lexoni me kujdes edhe këto dokumente. Për të krijuar një llogari, duhet të pranoni këto kushte dhe këtë Njoftim mbi Privatësië. Nëse vendosni të mos pranoni, nuk do të mund të krijoni një llogari ose të përdorni të gjitha veçoritë e Faqes tone të Internetit.

1. Kush i kontrollon të dhënat tuaja personale?

Kur i shpërndani të dhënat tuaja personale në faqen tonë të internetit ose përfshiheni në ndërveprime apo komunikime me ne, ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale si kontrolluesi i të dhënave.

FamilySearch është i lidhur dhe i përkrahur nga Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (“Kisha”) si një shërbim publik. Krijimi i një llogarie në linjë në faqen tonë të internetit nuk do të thotë se ju miratoni ose jeni të lidhur në ndonjë mënyrë tjetër me Kishën.

2. Çfarë të dhënash personale mbledhim ne?

Ne mbledhim të dhëna personale që (a) i dërgoni ju ; (b) na dërgohen nga përdoruesit e tjerë; (c) i regjistrojmë; dhe (d) i marrim nga palë të treta.

a. Të dhënat që i dërgoni ju. Ju na dërgoni të dhëna personale dhe ne mund të mbledhim të dhëna personale të dorezuara prej jush, kur krijoni një llogari në faqen tonë të internetit, kërkoni materiale nga FamilySearch, kërkoni leje aksesi në shërbimet ose në faqen e internetit të FamilySearch, dërgoni ose ngarkoni të dhënat tuaja personale në mjetet e FamilySearch ose në faqen e internetit (p.sh. për ndërtimin e pemës tuaj familjare) ose përfshiheni në ndërveprime ose komunikime të tjera me FamilySearch. Kur ndërveproni me FamilySearch dhe krijoni një llogari, ne përgjithësisht përpunojmë emrin, datën e lindjes, numrin e telefonit celular, adresën e postës elektronike, vendndodhjen (p.sh. shtetin) dhe gjininë tuaj. Ju gjithashtu mund të dërgoni të dhëna të llogarisë dhe të regjistrimit për përpunim, siç janë emri juaj i përdoruesit, emri që paraqitet, fjalëkalimi, adresa e postës elektronike, veçoritë dhe parapëlqimet tuaja.

Kur i përdorni shërbimet tona, ju gjithashtu mund të zgjidhni të dërgoni informacion shtesë për të marrë pjesë, me nismën tuaj personale, në veprimtari të tjera gjenealogjike të FamilySearch,përfshirë dërgimin e të dhënave gjenealogjike personale (p.sh. skicën e jetës, ngjarje të jetës, emrat të tjerë të perdorur, lidhjet familjare, faktet rreth jetës, kujtime, informacionin biografik), fotografi, relikte, dokumente dhe informacione historike rreth jush dhe të afërmve tuaj. Ju zgjidhni se cilat të dhëna personale të dërgoni dhe, në disa raste, mund të zgjidhni të dërgoni informacion që mund të konsiderohej i ndjeshëm, të tilla si prejardhja etnike, raca, origjina kombëtare, prejardhja fetare, nënshtetësia, informacioni mjekësor ose statusi i imigracionit. Gjithsesi, ju nuk duhet të dërgoni ose të shpërndani ndonjë të dhënë personale sensitive rreth personave të tjerë përveç vetes suaj, në qoftë sepersona të tillë janë ende gjallë.

b. Të Dhënat që dërgojnë përdorues të tjerë. Siç e shpjegojmë me më shumë hollësi te pjesa “Kujt ia shpërndajmëtë dhënat personale?”, platforma FamilySearch i lejon përdoruesit e tjerë të Faqes së Internetit, të tilla si të afërmit tuaj, të dërgojnë të dhënat tuaja personale jo sensitive si pjesë e një peme familjare ose në mjete dhe veçori të tjera të kufizuara. Aftësia për të shpërndarë informacionin bazë rreth pjesëtarëve të familjes është thelbësore për kryerjen e kërkimit gjenealogjik dhe për t’i lidhur studiuesit kërkimorë me pemët e tyre familjare. Kur një përdorues i dërgon të dhënat personale të një personi që është ende i gjallë (“Të Dhëna për të Gjallin”) në një pemë familjare, ato Të Dhëna për të Gjallin fillimisht janë të dukshme vetëm për përdoruesin. Në disa raste të kufizuara, përdoruesi gjithashu mund të jetë në gjendje t'i shpërndajë të dhëna të tilla në zona të kufizuara të Faqes së Internetit te një numër i kufizuar përdoruesish në një mjedis grupi të ngushtë, që ka leje për t’i përdorur vetëm pasi t’iu bëhet ftesë. Çdo përdorues është përgjegjës për përpunimin nga ana e vet të çfarëdo Të Dhënash për të Gjallin që i dëgon ose i shpërndan në Faqen e Internetit, dhe do ta bëjë këtë gjë vetëm për qëllime personale që të dokumentojë dhe kërkojë historinë e vet familjare, siç kërkohet nga Marrëveshja për Dërgimin e Përmbajtjes dhe Kushtet e Përdorimit.

c. Të Dhënat që Regjistrojmë ne dhe Cookie-t [Mesazhe për Shfletuesin]. Kur të vizitoni burimet tona, serverët tanë (duke përdorur të dhënat kompjukerike ose sisteme filtruese) mund të mbledhin informacione që shfletuesi juaj i internetit e dërgon çdo herë që që ju vizitoni faqen tonë të internetit. Ky informacion mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në, adresën tuaj të protokollit të internetit (adresën IP), llojin tuaj të shfletuesit, sistemin tuaj operativ, parapëlqimin tuaj të gjuhës, një faqe referuese interneti që e i vizituat përpara se të hynit te faqja jonë, datën dhe orën e çdo kërkese të vizitorit, informacionin që kërkoni në burimet tona, si dhe informacion tjetër të mbledhur me anë të cookie-ve ose teknologjive të ngjashme. Ju lutemi, referojuni mjetit “Cookie Preferences” (“Cookie Preferences”) [“Parapëlqimet për Cookie-t”] të publikuara në secilin prej programeve tona kompjuterike dhe pjeses fundore të faqeve tona të internetit për të mësuar më shumë. Mjeti Cookie Preferences ju lejon të zgjidhni llojet e cookie-ve që ne përdorim. Nëse nuk i pranoni cookie-t, mund të mos jeni në gjendje të përdorni disa pjesë ose funksione të faqeve apo programeve tona kompjuterike, siç përvijohet te Cookie Preferences. Ju lutemi gjithashtu të jeni të vetëdijshëmse nuk mund t’i çaktivizoni cookie të caktuara që janë të nevojshëm për funksionimmin themelor të Faqes së Internetit. Duke përdorur Faqen tonë të Internetit, ju jepni pëlqimin për perdorimin e cookie-ve siç përshkruhet te Cookie Preferences Ju mund të çregjistroheni nga cookies të caktuara në Faqen tonë të Internetit duke klikuar te hallka Cookie Preferences në fund të kësaj faqeje.

d. Të Dhënat e Palëve të Treta. Nëse jeni anëtar i Kishës dhe kërkoni që llogaria juaj në FamilySearch të lidhet me llogarinë tuaj të Kishës në internet, ne mund t’i marrim të dhënat tuaja personale (p.sh. të dhënat e anëtarësisë në Kishë dhe të dhënat e llogarisë së Kishës) nga një subjekt përkatës i Kishës.

Deri në masën e lejuar nga ligjet e zbatueshme, ne gjithashtu mund të marrim të dhëna personale gjenealogjike dhe historike rreth jush nga arkivat ose burime të tjera në dispozicion publikisht.

3. Si i përpunojmë të dhënat tuaja personale?

Në shumicën e rasteve, ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale me përdorimin e mjeteve automatike (përpunim i automatizuar), eshe pse në disa raste mund t'i përpunojmë të dhënat tuaja personale pa përdorimin e mjeteve automatike (përpunim manual) ose me një ndërthurje të mjeteve automatike dhe manuale të përpunimit (përpunim i përzier).

Veprimet e përpunimit që i kryejmë për të dhënat tuaja personale, mund të përfshijnë, sa vijon: mbledhjen, regjistrimin, organizimin, strukturimin, ruajtjen, përshtatjen ose ndryshimin, analizimin, nxjerrjen, konsultimin, përdorimin, transferimin (transmetimin, lejen e përdorimit, deklarimin), përfshirë transferimet që kalojnë kufijtë shtertërorë siç shpjeguan në këtë Njoftim, përputhjen ose ndërthurjen, nxjerrjen e të dhënave të prejardhura, kufizimin, fshirjen ose shkatërrimin e të dhënave tuaja personale.

Ne nuk marrim vendime për ju që bazohen vetëm në përpunimin e automatizuar, duke përfshirë profilizimin, të cilat do të kishin efekte të rëndësishme për ju. Nëse përdorimi ynë i teknologjive të automatizuara ndryshon në të ardhmen, ne do ta përditësojmë këtë Njoftim mbi Privatësinë dhe do të sigurojmë transparencën e duhur.

4. Për çfarë qëllimesh i përpunojmë të dhënat personale?

Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale në lidhje me Faqen e Internetit dhe shërbimet që ofrohen nga FamilySearch për qëllimet në vijim:

  • Kërkimin e Gjenealogjisë/Historisë Familjare: Për të siguruar trajnim, burime dhe mjete për t'ju ndihmuar ju dhe të afërit tuaj që të gjurmoni paraardhësit dhe linjen tuaj të prejardhjes, që të ndërtoni pemën tuaj familjare, që të kryeni kërkimin e historisë familjare dhe të lidheni me pjesetarët e familjes.
  • Ruajtjen e Dokumentave Historike: Për të digjitalizuar dhe arkivuar dokumentet historike, fotografitë, sendet antike dhe dokumentet publike për brezat e ardhshëm.
  • Regjistrimin e Historisë Familjare: Për të regjistruar informacione të rëndësishme të historisë familjare, informacion historik e kulturorqë përndryshe mund të humbasë (p.sh. historitë gojore).
  • Komunikimin dhe Bashkëpunimin: Për t'ju lejuar të komunikoni dhe të bashkëpunoni me përdorues të tjerë kur bëni kërkimin e historisë familjare, siç është në veçoritë tonë të diskutimit.
  • Administrimin e faqes së internetit:
    • Për të vërtetuar të drejtën tuaj të hyrjes në llogarinë tuaj të FamilySearch dhe programee shërbime të tjera të FamilySearch.
    • Për të komunikuar me ju, për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për t'ju siguruar informacion në lidhje me çështje teknike, të sigurisë ose çështje të tjera funksionimit.
    • Për të ndërtuar dhe përmirësuar Faqen tonë të Internetit, mjetet dhe shërbimet, përfshirë gjurmimin e të dhënave analitike në veprimtarinë tuaj në faqen e internetit të FamilySearch.
    • Për t'ju njoftuar për programet dhe shërbime të reja të FamilySearch, për t'ju ftuar të merrni pjesë dhe për t'ju njoftuar për të afërm të rinj të mundshëm në pemën tuaj familjare.
    • Për të parandaluar gabimet, mashtrimet ose veprimtaritë kriminale dhe për të zbatuar Kushtet tona të Përdorimit.

5. Cila është baza jonë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale?

Ne përpiqemi fort të sigurojmë që të kemi një bazë të drejtë dhe të ligjshme për përpunimin e të gjitha të dhënave personale që mbledhim. Baza jonë ligjore për përpunimin mund të ndryshojë në varësi të zonës së faqes së internetit; qëllimet për të cilat ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale, përfshirë qëllimet e përshkruara më lart te pjesa “Për çfarë qëllimesh i përpunojmë ne të dhënat personale”; dhe kërkesat ligjore vendore në juridiksionin tuaj.

Baza jonë ligjore kryesore për përpunimin e të dhënave personale të përdoruesve është dhënia e pëlqimit, të cilin e marrim nga jush kur krijoni një llogari në Faqen tonë të Internetit, herë pas here kur ngarkoni të dhëna personale në faqen tonë të internetit ose kur plotësoni formularë të tjerë ku ia dërgoni të dhënat tuaja personale FamilySearch.

Ne gjithashtu mund t’i përpunojmë të dhënat personale për të ruajtur interesat tona të legjshme si një organizatë jofitimprurëse për kërkimit gjenealogjik, përfshirë atje ku është e nevojshme të sigurohet një platforme për ju që të kryeni dhe dokumentoni kërkimin gjenealogjik dhe për auditimin, analizën e të dhënave, zgjidhjen e problemeve në sistemit, pretendime ligjore dhe detyrime rregullatore. Në secilin rast, ne do t’i baraspeshojmë interesat tona legjitime kundër të drejtave dhe lirive tuaja dhe do të përpunojmë vetëm të dhënat që janë të nevojshme për të realizuar qëllimet e përshkruara më lart.

Në disa zona të kufizuara të faqes sonë të internetit, ne sigurojmë një platformë të mbyllur, në të cilën përdoruesit lejohen t’i shpërndajnë Të Dhënat për të Gjallin te një grup i vogël përdoruesish të tjerë të ftuar, siç është e nevojshme, për të kryer kërkime gjenealogjike. Në këto zona, FamilySearch e përpunon përmbajtjen e gjeneruar (krijaur_ nga përdoruesi që përfshin të Dhëna për të Gjallin në emër të përdoruesve, në përputhje me udhëzimet e përdoruesit. Ne nuk i përpunojmë ose përdorim Të Dhënat për të Gjallin për qëllimet tona personale ose të përcaktojmë bazën ligjore për përpunim. Secili përdorues është përgjegjës për përpunimin e vet të ndonjë Të Dhëne për të Gjallin që e dërgon ose shpërndan në Faqen e Internetit. Ju do të njoftoheni kur të jeni duke dërguar të dhëna në njërën nga këto zona (p.sh., pemët që zotërohen nga përdoruesit ose grupet) dhe do t'ju kujtohet fakti që jeni përgjegjës për çfarëdo Të Dhënash për të Gjallin që dërgoni.  

Në varësi të kërkesave vendore në juridiksionin tuaj, në qoftë se përpunoni Të Dhëna për të Gjallin në lidhje me një veprimtari krejtësisht personale ose familjare, mund të mos u nënshtroheni kërkesave të ligjeve për privatësinë. Megjithatë, në çdo rast, duhet të keni të drejtën ose lejen për ta shpërndarë çfarëdo Të Dhëne për të Gjallin te përdorues të tjerë në përputhje me Marrëveshjen për Dërgimin e Përmbajtjeve dhe Kushtet e Përdorimit të FamilySearch.  

6. Kujt ia shpërndajmë të dhënat personale?

Ju mund të na ndaloni shpërndarjen e të dhënave tuaja personale ose të kufizoni informacionin që ne shpërndajmë, duke ndryshuar parapëlqimet tuaj të profilit ose duke na kontaktuar nëpërmjet përdorimit të informacionit të dhënë më poshtë. Ne ua shpërndajmë të dhënat tuaja personale palëve të tjera në rrethanat e mëposhtme:

a. Ofrues Shërbimi si Palë të Treta. Ne mund t'ua japim të dhënat personale, përfshirë disa ose të gjitha kategoritë e përcaktuara në këtë Njoftim, palëve të treta për të kryer funksionet në emrin tonë si përpunues ose nënpërpunues të të dhënave (për shembull, përpunim pagese, mirëmbajtje, sigurim, analizë të dhënash, hostim, shërbime matjesh, të dhëna të nxjerra nga mesazhet në mediat shoqërore, anketa e kështu me radhë). Në raste të tilla, në përputhje me këtë Njoftim dhe siç kërkohet nga ligjet e zbatueshme, ne u kërkojmë me kontratë ofruesve të shërbimeve që t’i mbrojnë të dhënat personale nga përpunimi shtesë (përfshirë për qëllime marketingu) dhe nga transferimi. Për një listë të palëve të treta që mund të mbledhin një pjesë nga të dhënat tuaja personale duke përdorur cookie-t, ju lutemi shihni te Cookie Preferences.

b. Filialet e Kishës. Në disa rrethana të kufizuara ne mund të shpërndajmë të dhëna personale të kufizuara, të tilla si të dhënat analitike dhe të dhënat mbi veprimtarinë tuaj në Faqen e Internetit të FamilySearch, me entitetet sponsorizuese të Kishës për të zhvilluar dhe përmirësuar shërbimet tona. Në raste të tilla, të dhënat personale do të bëhen anonim kurdoherë që është e mundur. FamilySearch gjithashtu mund të përdorë disa burime që i përdor edhe Kisha (p.sh., programin kompjuterik) për të administruar të dhënat personale, por të dhënat personale të FamilySearch do të aksesohen nga personeli i FamilySearch, që kanë një nevojeë legjitime për të ditur, për t’i çuar më tej qëllimet e FamilySearch në përputhje me këtë Njoftim. Nëse jeni anëtar/e i/e Kishës dhe vullnetarisht e lidhni informacionin e anëtarësisë suaj në Kishë me llogarinë tuaj të FamilySearch, ju bini dakord që FamilySearch mund të shpërndajë të dhënat personale që ju dërgoni me subjektet përkatëse të Kishës për qëllimin e dokumentimit të ordinancave dhe të punës në tempull.

c. Përdoruesit e Faqes së Internetit. Për ta mbrojtur më mirë privatësinë tuaj, kemi krijuar faqen e internetit me qëllim që përdoruesit të lejohen për t’i shpërndarë Të Dhënat për Të Gjallin te përdorues të tjerë të Faqes së Internetit vetëm në disa zona të caktuara të kufizuara të faqes së internetit, që përdoren vetëm me anë të ftesës. Në këto zona të kufizuara, mund të zgjidhni ta bëni të aksesueshëm një pjesë të informacionit gjenealogjik sipas dëshirës që e jepni në Faqen e Internetit, nga përdoruesit e tjerë të FamilySearch (për shembull, informacionin që ngarkoni në pemën tuaj familjare). Pa kërkesën ose veprimin tuaj, FamilySearch nuk do t'i bëjë të akesueshme Të Dhënat për të Gjallin që ju i dërgoni, nga çdo njeri tjetër përveç jush, dërguesit. Ju duhet të zgjidhni për ta vënë atë në dispozicion (p.sh. kur i bashkoheni me një grup dhe shpërndani të dhëna personale brenda atij grupi). Gjithsesi, nuk duhet t’i bashkëlidhni kujtimet që kanë Të Dhëna për të Gjallin me një person të vdekur në një pemë publike. FamilySearch përpiqet fort për t’i kufizuar situatat në të cilat ju mund të shpërndani Të Dhënat për të Gjallin, me qëllim që të veprohet në pajtim me ligjet e zbatueshme dhe që të mbrohet privatësia e të afërmve tuaj.

Siç u përmend më lart, secili përdorues është përgjegjës për përpunimin e vet të çdo Të Dhëne për të Gjallin që e dërgon ose shpërndan në Faqen e Internetit. Kur zgjidhni t’i shpërndani Të Dhënat për të Gjallin te përdorues të tjerë, ju pohini se jeni përgjegjës për të dhëna të tilla; që keni të drejtën ose lejen për t'i shpërndarë të dhëna të tilla me përdorues të tjerë në përputhje me Marrëveshjen për Dërgimin e Përmbajtjes dhe Kushtet e Përdorimit të FamilySearch; që ju i shpërndani të dhëna të tilla vetëm për qëllime personale dhe të kërkimeve gjenealogjike; dhe që një shpërndarje e tillë pajtohet me ligjet e zbatueshme.   
Ju mund ta ndryshoni dukshmërinë (vizibilitetin) e të dhënave personale për përdoruesit e tjerë të FamilySearch ose ndaj publikut në çfarëdo kohe me anë të ndryshimit të veçorive tuaja të privatësisë ose me anë të vënies në kontakt me ne duke përdorur informacionin e dhënë më poshtë. Të gjitha kujtimet që përmbajnë Të Dhëna për të Gjallin, duhet të vendosen si “private”.  

Megjithatë, FamilySearch mund t'i vërë në dispozicion publikisht të dhëna personale të marra nga burime publike dhe historike kur kjo lejohet nga ligjet e zbatueshme vendore.

d. Kërkesat ligjore. Ne mund t'u japim të drejtë dhe t'i zbulojmë të dhënat tuaja personale, publikimet, bashkëbisedimet në internet, shënimet personale, përmbajtjen ose dërgimet e tjera të një pale të tretë, nëse kemi një bindje në mirëbesim se ky veprim kërkohet nga një fletëthirrje gjyqi, nga një urdhër gjyqësor ose administrativ, ose kërkohet ndryshe me ligj në ndonjë mënyrë tjetër. Për më tepër, ne mund t'i zbulojmë të dhënat tuaja personale dhe informacione të tjera siç kërkohet nga ligji ose për të ushtruar ose mbrojtur të drejtat ligjore; për të marrë masa parandaluese ndaj përgjegjësisë; për të mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë e burimeve të çdo individi ose të publikut në përgjithësi; për të mbrojtur veten dhe mbrojtur sigurinë dhe integritetin e shërbimeve ose infrastrukturës sonë; për të mbrojtur veten dhe shërbimet tona nga përdorimet mashtruese, abuzive ose të paligjshme; për të hetuar dhe për t'u mbrojtur nga pretendimet ose deklarata nga palë të treta; ose për të ndihmuar agjencitë ligjzbatuese qeveritare.

7. Ku i ruajmë ne të dhënat personale?

Ne mund t'i ruajmë të dhënat tuaja personale jashtë shtetit tuaj të banimit, përfshirë SHBA-në, në servera, në zgjidhje për ruajtjen në shërbimet “re” [coloud] ose në ambientet e FamilySearch dhe të entiteteve sponsorizuese që lidhen me të. Për të siguruar mbrojtjen e duhur të të dhënave personale të transferuara në juridiksione të tjera, ne lidhim marrëveshje për transferimin dhe përpunimin e të dhënave midis FamilySearch dhe ofruesve të shërbimeve, subjekteve vartëse dhe arkivave që kërkohen me ligjërisht. Këto marrëveshje transferimi përfshijnë Klauzola Standarde të Kontratave të miratuara nga Komisioni Evropian në përputhje me ligjin e BE-së ose klauzola të tjera siç kërkohet nga ligji i zbatueshëm (të cilat mund të keni të drejtë t'i shqyrtoni nëse na kontaktoni duke përdorur informacionin në fund të këtij Njoftimi).

8. Si i mbrojmë të dhënat personale?

Ne përdorim masa teknike dhe organizative për t’i mbrojtur të dhënat personale që marrim, prej humbjes, keqpërdorimit dhe ndryshimit të paautorizuar, si dhe për të mbrojtur konfidencialitetin e tyre. Ne i rishikojmë rregullisht procedurat tona të sigurisë dhe marrim në parasysh teknologji dhe metodat të sigurisë më të përparuarat. Ne përdorim gjithashtu teknologji aktuale kodimipër të koduar transmetimin e të dhënave në faqet tona tëkyçjes. Megjithatë, duke qenë se nuk mund të garantojmë sigurinë e plotë të këtyre teknologjive të koduese, ju lutemi, jini të kujdesshëm kur i dërgoni të dhënat personale në internet.

9. Për sa kohë i ruajmë ne të dhënat personale?

Ne i ruajmë të dhënat personale të mbledhura,përfshirë informacionin e mbledhura përmes Faqes së Internetit dhe dërgimet e tjera, për aq kohë sa është e nevojshme për të mbështetur kërkimet gjenealogjike, historike dhe statistikore, si dhe për qëllime arkivore. Në përgjithësi, përveç rasteve kur ju ushtroni të drejtën e fshirjes ose të heqjes kërkohet ndryshe nga ligji i zbatueshëm, të dhënat personale ruhen për periudhën më të gjatë nga: (a) 110 vjetëve nga data e krijimit ose e mbledhjes; ose (b) çdo periudhe më të gjatë që kërkohet ose lejohet nga ligji i zbatueshëm.

10. Si mund t'i ushtroni të drejtat tuaja lidhur me të dhënat personale?

Ne përpiqemi të ruajmë saktësinë e të dhënave personale dhe mbështetemi te ju për të siguruar që të dhënat tuaja personale dhe çdo Të Dhënash për të Gjallin që dërgoni, të jenë të plota dhe të sakta. Ju mund të kërkoni të drejtë aksesi në të dhënat tuaja personale dhe t'i verifikoni, korrigjoni ose përditësoni, si dhe të kufizoni dukshmërinë e të dhënave tuaja personale nëpërmjet regjistrimit tuaj të veçantë në Faqen e Internetit, nëpërmjet profilit tuaj ose nëpërmjet Llogarisë suaj të FamilySearch, sipas rastit. Për të shqyrtuar këto opsione, ju lutemi të vizitoni veçoritë e llogarisë suaj të FamilySearch këtu.

Në varësi të juridiksionit në të cilin banoni, ligjet për mbrojtjen e konsumatorit ose privatësinë mund t'ju japin të drejta shtesë në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale. Mund të na kontaktoni për të ushtruar të drejta shtesë ligjore duke përdorur informacionin e dhënë më poshtë. Këto të drejta mund të përfshijnë:

  • Të drejtën e aksesit ose të drejtën për të ditur: Ju keni të drejtë të keni akses në të dhënat personale që mbajmë për ju dhe të kërkoni informacione të caktuara lidhur me përpunimin tonë. Ju keni të drejtë të merrni një shpjegim se (i) përse i përpunojmë të dhënat tuaja personale, (ii) cilat janë kategoritë e të dhënave personale që kemi për ju, (iii) me kë i ndajmë të dhënat tuaja personale, (iv) për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale dhe (v) nga kush i kemi marrë të dhënat tuaja personale, nëse nuk janë mbledhur drejtpërdrejt nga ju. Ne gjithashtu do t'ju informojmë për të drejtat tuaja të privatësisë kur kjo kërkohet nga ligji i zbatueshëm.
  • E drejta për Korrigjim ose Përmirësim – Ju keni të drejtë të korrigjoni, të përditësoni ose të plotësoni çdo të dhënë personale që ne mbajmë për ju, e cila është e pasaktë ose e paplotë. Ju lutemi të keni parasysh se ne mund të korrigjojmë ose të heqim informacionin e paplotë ose të pasaktë në çdo kohë, siç kërkohet ose lejohet nga ligji i zbatueshëm.
  • E drejta për Fshirje ose Eliminim – Ju mund të kërkoni që të dhënat tuaja personale të fshihen ose të eliminohen, sipas rastit. Në këtë rast, nëse nuk ka asnjë bazë ligjore ose interes legjitim mbizotërues për të vazhduar përpunimin e të dhënave tuaja personale, ne do t'i fshijmë të dhënat tuaja personale. Kur është e përshtatshme dhe e lejuar nga ligji, ju keni të drejtë të kërkoni që ne të heqim elementet identifikuese ose t’i bëjmë anonim informacione të caktuara në mënyrë që ato të mos mund t'ju identifikojnë më.
  • E drejta për të Kundërshtuar Përpunimin – Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale nga ana jonë, në rastet kur ne bazohemi në një interes legjitim ose nëse po i përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.
  • E drejta për të Kufizuar Përpunimin – Në rrethana të caktuara, ju keni të drejtë të na ndaloni të përpunojmë të dhënat tuaja personale, përveçse për qëllime ruajtjeje.
  • E drejta për transferueshmërinëbartjes – Ju keni të drejtë të merrni, në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga makineritë, të dhënat personale që ne mbajmë rreth jush, nëse i përpunojmë ato në bazë të kontratës sonë me ju ose me pëlqimin tuaj, ose të kërkoni që ne t'i transferojmë këto të dhëna personale një pale të tretë, kur kjo është teknikisht e mundur.
  • E drejta për të Tërhequr Pëlqimin – Ju mund ta tërhiqni çdo pëlqim që na keni dhënë më parë në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, në çdo kohë dhe pa pagesë. Ne do të zbatojmë preferencat tuaja në të ardhmen. Kjo nuk do të ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit para se të tërhiqnit pëlqimin tuaj.
  • E drejta për të Paraqitur një Ankesë – Ju mund të paraqisni një ankesë pranë një autoriteti mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë shtetin tuaj të banimit, vendin e punës ose ku besoni se ka ndodhur një incident.
  • E drejta Kundër Diskriminimit Ne nuk do t'ju diskriminojmë për ushtrimin e të drejtave tuaja.
  • E drejta për të Hequr Dorë nga reklamat ose shitjet e synuara  Kur kërkohet nga ligji i zbatueshëm, ju mund të kërkoni që ne të ndalojmë përdorimin e të dhënave tuaja personale për reklama ose shpërndarje të synuara.

Qëllimi i saktë i këtyre të drejtave mund të ndryshojë sipas juridiksionit. Ju lutem, të na kontaktoni për çdo pyetje ose për të ushtruar këto të drejta.
Nëse një përdorues tjetër po përpunon ose shpërndan të dhënat tuaja personale, ju lutemi ta kontaktoni përdoruesin për t'i kërkuar që të fshijë ose të korrigjojë çdo të dhënë personale që ka dërguar ose shpërndarë për ju. Çdo përdorues është përgjegjës për përpunimin e tij çfarëdo Të Dhëne për të që dërgon ose shpërndan në Faqen e Internetit rreth personave të tjerë. Ju gjithashtu mund të na kontaktoni drejtpërdrejt duke përdorur informacionin e kontaktit të dhënë më poshtë dhe ne mund t'ju ndihmojmë me korrigjimin ose fshirjen e të dhënave tuaja personale sipas kërkesës.

Nëse hasni probleme me ndryshimin, fshirjen ose përditësimin e të dhënave tuaja personale, mund të na kontaktoni duke përdorur informacionin e dhënë në fund të këtij Njoftimi.

11. Ndryshimet.

Ky njoftim mund të ndryshohet herë pas here. Për çdo ndryshim do të njoftoheni përmes kësaj Faqeje Interneti.

12. Na kontaktoni.

Pyetjet në lidhje me këtë Njoftim ose çdo pyetje tjetër që mund të keni lidhur me përpunimin e të dhënave nga ana jonë mund të dërgohen me email, faks ose postë në:

E-mail: privacy@familysearch.org
Faks:  +1-801-240-1187
Postë: FamilySearch Data Privacy Office                
50 E. North Temple Street                
Salt Lake City, UT 84150-0005                
USA

-------------------------------------------------------------------------
Njoftimi Plotësues mbi Privatësinë
(ZEE, Turqi, Zvicër dhe Mbretëri e Bashkuar (ZEE+))

Data e hyrjes në fuqi: 24 mars 2026

Ky njoftim plotësues mbi privatësinë zbatohet vetëm nëse jeni person fizik me vendndodhje në Bashkimin Evropian, Zonën Ekonomike Evropiane, Turqi, Zvicër ose Mbretërinë e Bashkuar. Ai është përfshirë në Njoftimin Global të privatësisë së FamilySearch dhe është pjesë e tij.

Ky njoftim plotësues i privatësisë ofron informacion shtesë që është specifik për rajonin e ZEE+.

1.   Bazat ligjore për përpunimin e të dhënave personale

Nëse ndodheni në ZEE, Turqi, Mbretërinë e Bashkuar ose Zvicër, baza jonë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale përshkruhet në këtë seksion:

  • Pëlqimi – Ky është rasti kur ju keni dhënë pëlqimin për përdorimin e të dhënave tuaja personale.
  • Kontrata – Ne kemi nevojë për të dhënat tuaja personale për t'ju ofruar shërbimet tona, për të përmbushur detyrimet tona që lidhen me kontratën tonë me ju, siç është krijimi dhe sigurimi i llogarisë suaj, ose për t'iu përgjigjur kërkesave tuaja.
  • Interesi Legjitim – Ne kemi një interes legjitim biznesi për të përpunuar të dhënat tuaja personale me qëllim për t'ju ofruar shërbimet. Ne mbështetemi në interesin legjitim si bazë ligjore vetëm kur, në përgjithësi, interesat tona legjitime nuk mbizotërojnë mbi të drejtat dhe liritë tuaja themelore që lidhen me privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave. Ne sigurohemi që të përmbushim çdo kërkesë që ju bëni për të ushtruar të drejtat tuaja përkatëse.
  • Detyrimi Ligjor – Ne mund të kemi një detyrim ligjor për të përpunuar të dhënat tuaja personale, për shembull për të përmbushur detyrimet tatimore dhe kontabël, dhe mund t'i përpunojmë të dhënat tuaja personale kur është e nevojshme për të ngritur, ushtruar ose mbrojtur pretendime ligjore. Gjithashtu, ne mund t’i përpunojmë të dhënat tuaja personale kur është e nevojshme për të mbrojtur interesat tuaja jetike ose të një individi tjetër.

2.   Kontaktimi i Kontrolluesit

Ju lutemi të na kontaktoni si kontrollues të të dhënave tuaja personale nëpërmjet privacy@familysearch.org.

3.   Përgjegjësi për Mbrojtjen e të Dhënave

Përgjegjësin tonë për mbrojtjen e të dhënave mund ta kontaktoni në:

Email: privacy@familysearch.org
Faks:  +1-801-240-1187
Postë: FamilySearch Data Privacy Office                
50 E. North Temple Street                
Salt Lake City, UT 84150-0005                
USA

4.   Përfaqësuesi për Mbrojtjen e të Dhënave

Përfaqësuesin tonë për mbrojtjen e të dhënave mund ta kontaktoni në:
Email: privacy@familysearch.org
Faks:  +49 (0)69 5480 2310
Postë: Kirche Jesu Christi der Heiligen der Letzten Tage in Deutschland
Körperschaft des öffentlichen Rechts, 
Berner Str 119,
60437 Frankfurt am Main 
Deutschland 

Transferimet Ndërkombëtare të të Dhënave

Nëse na jepni të dhënat tuaja personale kur përdorni faqen e internetit nga ZEE-ja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra ose rajone të tjera të botës me ligje që rregullojnë mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave, të cilat mund të ndryshojnë nga ligji i SHBA-së, atëherë ju lutemi të keni parasysh se po i transferoni të dhënat tuaja personale jashtë këtyre rajoneve në Shtetet e Bashkuara për ruajtje dhe përpunim.

Nëse ne i transferojmë të dhënat tuaja personale në nivel ndërkombëtar, do të sigurohemi që të jenë në fuqi masat mbrojtëse përkatëse për të ofruar mbrojtje të përshtatshme për të dhënat tuaja personale dhe do të respektojmë ligjet e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave, duke u mbështetur në një vendim për përshtatshmërinë të BE-së, Turqisë, Mbretërisë së Bashkuar ose Zvicrës, ose në masat mbrojtëse kontraktuale standarde aktuale për transferimin e të dhënave tuaja personale, ose në një përjashtim, nëse është i disponueshëm.

Baza ligjore specifike për transferimin ndërkombëtar ose ndërkufitar të të dhënave tuaja personale përshkruhet në kushtet e përpunimit dhe të transferimit të të dhënave tuaja, të cilat mund t'i gjeni këtu.

5.   Ankesat

Ju keni të drejtë të kontaktoni në çdo kohë autoritetin mbikëqyrës përkatës për të paraqitur një ankesë në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja. Lista e autoriteteve mbikëqyrëse të BE-së gjendet këtu. Të gjitha autoritetet e tjera mbikëqyrëse mund të gjenden duke kërkuar faqen kryesore të faqes së tyre të internetit.

-------------------------------------------------------------------------

Njoftimi Plotësues i Privatësisë për Perunë

Në fuqi nga: 24 marsi 2026

Ky njoftim Plotësues i Privatësisë zbatohet vetëm nëse jeni person fizik me vendndodhje në Peru. Ai është përfshirë në Njoftimin Global të Privatësisë të FamilySearch dhe është pjesë e tij.

Ky Njoftim Plotësues i Privatësisë përmban zbulimet e kërkuara sipas ligjit peruan.

1.   Bazat ligjore për përpunimin e të dhënave personale

Nëse ndodheni në Peru, ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale në bazë të kushteve ligjore të mëposhtme:
Pëlqimi i informuar: Kur të dhënat personale merren drejtpërdrejt nga ju, ne marrim pëlqimin tuaj të informuar kur krijoni një llogari në Faqen tonë të Internetit, kur ngarkoni të dhëna personale në faqen tonë të internetit ose kur i dërgoni në mënyra të tjera të dhënat tuaja personale FamilySearch.

2.   Ekzistenca dhe Identifikimi i Bankës së të Dhënave

Të dhënat tuaja personale do të ruhen në baza të sigurta të dhënash të vendosura në Faqen e Internetit, të cilat përdoren për të operuar, mirëmbajtur dhe mbështetur këtë shërbim.

3.   Regjistrimi

Në Peru, baza e të dhënave personale në të cilën ruhen të dhënat tuaja personale i është deklaruar Autoritetit Kombëtar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përmes regjistrimit të saj në Regjistrin Kombëtar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me emrin: “WEBSITE USERS” dhe kodin: EE-2025-4. Çdo përpunim i të dhënave personale kryhet në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm peruan , duke përfshirë ligjin nr. 29733 (ligji për mbrojtjen e të dhënave personale) dhe rregulloret e tij.

4.   Të drejtattuaja dhe mënyra e ushtrimit të tyre

Përveç të drejtave të përmendura në seksionin 10 të Njoftimit Global të Privatësisë së FamilySearch, nëse ndodheni në Peru, ju keni të drejtë: (i) të parandaloni zbulimin e të dhënave tuaja personale, (ii) të kërkoni dëmshpërblim siç parashikohet në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, (iii) të mos jeni subjekt i vendimmarrjes së automatizuar dhe (iv) të merrni dëmshpërblim, në përputhje me nenet 19–21 dhe 24–25 të LPDP. Ju mund t'i ushtroni këto të drejta në lidhje me të dhënat tuaja personale duke ndjekur procedurat e përshkruara në seksionin 10 të Njoftimit Global të Privatësisë së FamilySearch.