Zbulojeni historinë tuaj familjare te një Bibliotekë e Lidhur me Programin
Vullnetarët vendas mund t’ju ndihmojnë të filloni me hov rrugëtimin tuaj të historisë familjare.
Gjej një Filial të Lidhur me Programin

Çfarë është një bibliotekë e lidhur me programin?
Mijëra biblioteka të lidhura me programin FamilySearch po ndihmojnë në shtrirjen e shërbimeve të programit FamilySearch te miliona frekuentues në mbarë botën. Bibliotekat e lidhura me programin kanë qasje te koleksionet gjenealogjike digjitale të programit FamilySearch që përndryshe janë të përdorshme vetëm përmes një qendre të programit FamilySearch.
Bibliotekat vendore të lidhura me programin mund të jenë një bibliotekë publike ose e arsimit të lartë, një arkiv, muze, qendër kulturore ose shoqëri gjenealogjike apo historike.
Gjej një VendndodhjeÇfarë burimesh do të jenë në dispozicion për mua?
Bibliotekat e lidhura me programin FamilySearch ndryshojnë për nga ato që ofrojnë, por ato shpesh përfshijnë:
- Dokumente historike të programit FamilySearch me qasje të kufizuar
- Ndihmë nga personeli për kërkimet vendore
- Orë mësimore për historinë familjare


Si duhet të përgatitem për një vizitë?
Shqyrtojeni atë që dini për paraardhësit tuaj, dhe më pas vendosni se te cilat fusha doni të përqendroheni. Mblidheni informacionin për familjen tuaj që e keni në shtëpinë tuaj dhe duke pyetur pjesëtarët e familjes.
Që dokumentet historike të programit FamilySearch me qasje të kufizuar t’i shikoni te biblioteka e lidhur me programin, do t’ju nevojitet një llogari falas në programin FamilySearch. Nëse nuk e keni tashmë një të tillë, mund të regjistroheni tani.
Krijoni një Llogari FalasVendndodhjet janë në dispozicion në mbarë botën.
Gjeni një qendër të programit FamilySearch ose një bibliotekë të lidhur me programin që është afër jush.Çfarë mund të gjeni te secila?
Digital Assets