Ofroni më Shumë Përmbajtje Falas
Bëhuni një Filial i Lidhur me Programin FamilySearch

Shtoni qasje te më shumë se 2 miliardë dokumente historike të digjitalizuara që janë në dispozicion vetëm në vendndodhjet e programit FamilySearch.

Burrë duke bërë kërkime në një bibliotekë

Përfitimet Kyç

Si filial, do të jeni në gjendje t’u ofroni vizitorëve tuaj qasje automatike te shërbime me vlerë.

Mjete Falas në Internet

Programi FamilySearch u ofron vizitorëve tuaj mjete dhe burime falas për ta zbuluar, ruajtur dhe treguar historinë e tyre familjare.

Përmbajtje Ekskluzive

Qasje tek afro 400 milionë figura që aktualisht për publikun nuk janë në dispozicion jashtë vendndodhjeve të programit FamilySearch.

Oferta të Veçanta

Vendndodhjet e filialeve të programit FamilySearch marrin informacion dhe oferta të posaçme për produkte dhe shërbime të cilat mund të jenë me interes.

Kërkesat

Çfarë pritet prej një filiali.

Një ose më shumë stacione pune

Të paktën një kompjuter me mundësi interneti në një zonë të hapur për frekuentuesit që të hyjnë në faqen FamilySearch.org. (Shënim: Ky kompjuter nuk ka nevojë të jetë një stacion pune i dedikuar vetëm për përdorimin e programit FamilySearch.)

Adresa Statike e Jashtme e IP‑së

Një adresë të jashtme statike IP‑je. Nëse vendndodhja juaj përdor adresa të shumta statike IP‑je ose një diapazon adresash statike IP‑je, ju lutemi të jepni secilën prej atyre adresave ose diapazonin e adresave të IP‑së.

Përfaqësuesi

Një person i caktuar për të marrë komunikimet nga organizata FamilySearch. Kërkohet një emër kontakti dhe adresa e postës elektronike. Për pyetjet drejtohuni te Kërkesat dhe Kushtet e Programit FamilySearch

A jeni tashmë një Filial i Lidhur me Programin?

Hyni te burime të tjera për t’i ndihmuar frekuentuesit tuaj dhe punonjësit tuaj të shkyçin potencialin e plotë të programit të filialeve të lidhura me programin FamilySearch.

Hyr Tani

A keni pyetje rreth bërjes filial?

Një përfaqësues i programit FamilySearch mund t’i japë organizatës suaj më shumë informacion rreth programit të filialeve dhe se cilat shërbime falas janë në dispozicion për vizitorët tuaj.

Na Dërgoni Mesazh me Postë Elektronike

Pyetje që Bëhen Rëndom

Shtoni qasjen te burimet tuaja

Kërkoni që të bëheni sot një filial i lidhur me programin FamilySearch.