Ne i frymëzojmë njerëzit kudo për t’u lidhur me familjen e tyre – ndërmjet brezave.

Zyra e FamilySearch, Lehi, Jutë, SHBA
Falas për Të Gjithë
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e siguron FamilySearch‑in pa pagesë për çdokënd, pavarësisht nga tradita, kultura ose përkatësia fetare. Burimet e FamilySearch‑it ndihmojnë miliona njerëz nëpër botë që ta zbulojnë trashëgiminë e tyre dhe të lidhen me pjesëtarët e familjes.
Gjërat që Bëjmë Ne
Ne i ndihmojmë njerëzit që të zbulojnë historinë e familjes së tyre nëpërmjet faqes tonë të internetit, programeve për telefonat celularë dhe ndihmës në person në mbi 5 000 qendra vendore të historisë familjare.

Bashkëpunimi Mbarëbotëror
Programi FamilySearch i kushtohet ruajtjes së dokumenteve të rëndësishme familjare dhe bërjes së mundur të përdorimit të tyre pa pagesë në internet, në përputhje me ligjet vendore. Puna jonë është mbarëbotërore dhe ka përfshirë bashkëpunime me mbi 10 000 organizata në mbi 100 shtete. Skuadra e programit FamilySearch kërkon t’u përmbahet ligjeve vendore në çdo kohë.


















