Financimi nga Kisha
i programit FamilySearch

Lidhja e Brezave
Ndjenjat e lidhjes familjare mund të na ndihmojnë që t’i kapërcejmë ngritjet dhe uljet e jetës. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e financon programin FamilySearch për t’i ndihmuar njerëzit që të marrin forcë nga lidhjet e tyre familjare – të kaluara, të tashme dhe të ardhshme. Ju mund të mësoni më shumë rreth mësimeve të Kishës në lidhje me familjet në faqenEjaniTeKrishti.org.

Domethënia e Kësaj për Ju
Informacioni vetjak dhe familjar që shtoni në FamilySearch, përdoret për tʼju ndihmuar që ta zbuloni, ruani dhe shpërndani historinë tuaj familjare. Ai nuk u shitet asnjëherë kompanive të tjera. Informacioni mbi familjarët e gjallë mbahet privat për ju, ndërkohë që hollësitë gjenealogjike të paraardhësve tuaj të vdekur iu shpërndahen personave të tjerë që bëjnë kërkime në Pemën Familjare të komunitetit.

Përmirësimi i Jetës së të Gjithë Njerëzve
Historia familjare mund të jetë një burim frymëzimi, gëzimi, shërimi, qartësie, dhembshurie dhe paqeje. Ne shpresojmë që të gjithë njerëzit në botë të mund t’i përjetojnë këto ndjenja në jetën e tyre, teksa ata i vazhdojnë ose krijojnë tradita familjare që kremtojnë paraardhësit e tyre.