Ruajini Kujtimet Familjare

Ruajini Kujtimet Familjare

Provojini këto veprimtari të thjeshta për të filluar ruajtjen dhe shpërndarjen e thesareve të rëndësishme të familjes suaj.

Këtu janë disa veprimtari me të cilat të filloni nga puna.

Jeta është e përbërë nga histori që i dokumentojnë gëzimet dhe tragjeditë e saj. Ruajtja e historive tona mund t’i bekojë brezat e së ardhmes.

4 hapa

Ngarkoni dhe shpërndani një fotografi

  1. Hapi 1: Mund të ngarkoni një fotografi në FamilySearch duke përdorur kompjuterin ose aparatin tuaj celular.

    • Përzgjidhni butonin Kujtime dhe më pas butonin Galeria për të ngarkuar nga kompjuteri juaj.
    • Provojeni programin për celularë Kujtime në IOS | Android
  2. Hapi 2: Prekeni me gisht butonin(+). Zgjidhni një fotografi nga kujtesa e kompjuterit tuaj ose nga shiriti fotografik i aparatit tuaj celular.

    Mund ta merrni një figurë edhe nga rrjetet Google, Facebook, ose Instagram.

  3. Hapi 3: Shtoni informacione të rëndësishme si kush (ose çfarë) është në fotografi, një titull, një përshkrim, një datë dhe vend.

  4. Hapi 4: Klikoni te Shpërndaje dhe zgjidhni se si do të donit ta shpërndanit fotografinë.

5 hapa

Tregoni një histori - Shënoni një kujtim

  1. Hapi 1: Mund të shtoni histori në FamilySearch duke përdorur kompjuterin ose aparatin tuaj celular.

    • Përzgjidhni butonin Kujtime dhe më pas butonin Galeria për të shtuar një histori nga kompjuteri juaj
    • Provojeni programin për celularë Kujtime në IOS | Android
  2. Hapi 2: Historitë mund të shtypen në tastierë ose të shtohen si materiale PDF ose zanore.

  3. Hapi 3: Prekeni me gisht butonin Shto një Kujtim(+)dhe zgjidhni Krijo një Histori (nga kompjuteri) ose Shkruaj një Histori (nga celulari).

  4. Hapi 4: Shkruani një titull për historinë.

  5. Hapi 5: Shkruajeni tekstin e historisë duke përdorur tastierën e aparatit tuaj ose mundësinë e diktimit.

    Mos u shqetësoni nëse historia duket e shkurtër ose nëse nuk keni kohë për ta rishikuar dhe redaktuar. Përqendrohuni te rrokja e kujtimit – ai nuk ka pse të jetë i përsosur. Mund të ktheheni dhe ta redaktoni nëse nevojitet.

  6. Hapi 6: Vendoseni shikueshmërinë që të jetë ose Private ose Publike.

  7. Hapi 7: Fakultative: Shtoni fotografi që ndihmojnë për ta ilustruar historinë.

  8. Hapi 8: Prekni me gisht butonin Ruaj.

  9. Hapi 9: Historia u ruajt në kujtimet tuaja. Mund ta shpërndani hallkën lidhëse në mesazh elektronik ose mesazh në celular ose nëpërmjet rrjeteve shoqërore.