Ndërtoni një
pemë familjare
Jeni kureshtar për trashëgiminë tuaj? Filloni me hov e FALAS kërkimin për paraardhësit tuaj në pemën familjare mbarëbotërore të komunitetit. Lidhuni tani – ne mund të kemi tashmë hollësi për familjen tuaj.

Si funksionon kjo
Hapi 1:
Nënshkruajeni hyrjen dhe shtoni atë që dini.
Ndërtuesi i automatizuar i pemëve do t’ju udhërrëfejë më tej. Ju do të filloni duke shtuar prindërit dhe gjyshërit tuaj. Mos u shqetësoni – i gjithë informacioni rreth njerëzve të gjallë mbahet privat.
Hapi 2:
Ne do të kërkojmë lidhjet tuaja familjare.
Ndërsa shtoni informacione, sistemi do të fillojë t’i kërkojë pjesëtarët e familjes suaj te pema familjare e komunitetit dhe te dokumentet historike, si certifikatat e lindjes dhe vdekjes.
Hapi 3:
Shikojeni pemën tuaj familjare tek rritet!
Pema familjare e komunitetit do të nxitë zbulime familjare teksa i shtoni degë të reja pemës suaj. Ndërsa pema juaj rritet, do të mësoni më shumë për familjen tuaj dhe do të ndieni një lidhje më të ngushtë me të kaluarën.
Fillojeni Pemën Tuaj
Përse ta përdorni pemën e përbashkët në FamilySearch?
Shfrytëzojeni fuqinë e një trungu familjar mbarëbotëror, të bazuar në burimet nga një masë njerëzish, për të zbuluar historinë tuaj familjare.
Pema Familjare më e Madhe në Botë në Internet
Ata që fillojnë një Pemë Familjare në FamilySearch, nuk janë thjesht duke mbledhur së bashku pjesët e historisë së tyre familjare – ata janë duke kontribuar për krijimin e një peme familjare globale e të bashkuar për njerëzimin.
E Përbashkët dhe me Mundësi të Lehtë Hyrjeje
Pema e përbashkët në FamilySearch ka një profil publik për çdo individ të vdekur, duke krijuar një vend të vetëm për të gjitha informacionet e përbashkëta në vend që t’i shpërndajë ato nëpër shumë pemë. Kjo gjithashtu e rrit privatësinë.
Ndërtojeni Pemën Tuaj me Lehtësi
Sapo ta shtoni te pema një të afërm të vdekur, FamilySearch do të provojë t’ju lidhë me çfarëdo informacioni që ka për atë person në bazën e vet të të dhënave. Nëse gjen një përputhje, FamilySearch mund ta vendosë informacionin automatikisht, duke ju kursyer shumë kohë!
Bashkëpunoni me të Tjerët
Pema Familjare në FamilySearch u mundëson të gjithë pasardhësve të shpërndajnë informacione që të tjerët mund të mos i dinë dhe të shtojnë burime për të vërtetuar informacionin e saktë. Rezultati i përgjithshëm i një peme të përbashkët e të bazuar në burime të mira, mund të jetë shumë më i plotë dhe më i saktë sesa pemët individuale.
Lidhuni me Pjesëtarë të Tjerë të Familjes
Puna së bashku për një pemë globale i ndihmon gjithashtu pasardhësit që të lidhen me njëri‑tjetrin. Mund të gjeni një të afërm që ka vizituar të njëjtat varre, ka bërë të njëjtat pyetje rreth paraardhësve të njëjtë – dhe madje ka mësuar t’i dojë ose t’i admirojë ata.
Provojeni tani
Fillojeni me atë që dini. Ne do t’ju ndihmojmë t’i plotësoni boshllëqet.
Çfarë është një pemë familjare?
Përkufizimi:
Pema familjare është një paraqitje pamore e një rrethi familjar, bazuar në emra, data, vende dhe lidhje familjare. Ajo tregon se si lidhen individët mes brezave të ndryshëm.
Lexoni më ShumëPyetje që bëhen rëndom
Pema Familjare në FamilySearch
Përdorimi është falas dhe është e lehtë për të filluar nga puna. Zbulime ju presin.
